Owner's Manual
SHQIP
3
Mos lidhni shumë pajisje elektrike në një spinë të vetme me disa 
ndarje. Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr për shkak të 
mbinxehjes.
Mos e hidhni produktin dhe mos lejoni të bjerë kur të lidhni pajisjet e 
jashtme. Në të kundërt, kjo mund t’ju shkaktojë lëndim ose mund të 
dëmtojë produktin.
Desiccant
Mbajeni materialin kundër lagështisë të paketimit ose ambalazhimin 
prej vinili larg nga fëmijët. 
Materiali kundër lagështisë është i dëmshëm nëse gëlltitet. Nëse 
gëlltitet pa dashje, detyrojeni personin ta vjellë dhe shkoni në spitalin 
më të afërt. Gjithashtu, paketimi prej vinili mund të shkaktojë mbytje. 
Mbajeni larg nga fëmijët.
Mos i lejoni fëmijët të ngjiten ose të varen te TV-ja. 
Në të kundërt, TV-ja mund të bjerë, gjë që mund të shkaktojë lëndime 
të rënda.
Hidhini me kujdes bateritë e përdorura për të shmangur gëlltitjen e 
tyre nga fëmijët. 
Nëse ndodh që fëmija t’i gëlltisë, dërgojeni menjëherë te doktori.
Mos vendosni përcjellës (p.sh., një shufër metalike) në njërën anë 
të kordonit elektrik kur ana tjetër është e lidhur me prizën në mur. 
Gjithashtu, mos e prekni kabllon elektrike menjëherë pasi e keni 
lidhur me prizën në mur. Ju mund të pësoni elektroshok. (Në varësi të 
modelit)
Mos vendosni ose mos ruani substanca të ndezshme pranë produktit. 
Përdorimi pa kujdes i substancave të ndezshme paraqet rrezik zjarri 
ose shpërthimi.
Mos hidhni mbi produkt objekte metalike, si p.sh monedha, karca 
okësh, shkopinj të hollë ose tela apo objekte të ndezshme, si p.sh letra 
dhe shkrepëse. Fëmijët duhet të bëjnë kujdes të veçantë. 
Mund të ndodhë goditje elektrike, zjarr ose lëndim. Nëse te produkti 
hidhet një objekt i huaj, hiqeni kordonin elektrik dhe kontaktoni 
qendrën e shërbimit.
Mos spërkasni ujë mbi produkt ose ta fërkoni atë me një substancë të 
ndezshme (hollues ose benzen). Mund të shkaktohet një aksident zjarri 
ose goditjeje elektrike.
Mos lejoni që produkti të goditet ose që të bien objekte të ndryshme, 
dhe mos rrëzoni asgjë mbi ekran. 
Ju mund të lëndoheni ose produkti mund të dëmtohet.
Mos e prekni kurrë këtë produkt ose antenën gjatë një stuhie me 
bubullima ose vetëtima. Ju mund të pësoni elektroshok.
Mos e prekni kurrë prizën në mur kur ka rrjedhje gazi, hapni dritaret që 
të ajroset. Kjo mund të shkaktojë zjarr ose djegie nga një shkëndijë.










