Owner's Manual
SHQIP
5
Nëse e instaloni TV-në mbi një mbështetëse, duhet të merrni masa që të 
shmangni përmbysjen e produktit. Në të kundërt, TV-ja mund të bjerë, 
gjë që mund të shkaktojë lëndim.
Nëse keni ndërmend që ta montoni pajisjen në mur, lidhni ndërfaqen 
e montimit në mur VESA (pjesët fakultative) në pjesën e pasme të 
pajisjes. Kur e instaloni TV-në për montim në mur (pjesë fakultative), 
bashkojeni me kujdes në mënyrë që të mos bjerë.
Përdorni vetëm pjesët shtesë / aksesorët që specikohen nga prodhuesi.
Kur të instaloni antenën, konsultohuni me një punonjës shërbimi të 
kualikuar. Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
Ne rekomandojmë që të mbani një distancë prej të paktën sa 2 ose 
7-shi i madhësisë së ekranit kur shikoni TV. 
Nëse shikoni TV për një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë turbullim 
në shikim.
Përdorni vetëm llojin e specikuar të baterisë. Kjo mund të shkaktojë 
dëmtim të telekomandës.
Mos i përzieni bateritë e reja me bateritë e vjetra. 
Kjo mund të shkaktojnë mbinxehjen e baterive dhe rrjedhjen e tyre.
Bateritë nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë së tepërt, p.sh. 
mbajini larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit, vatrave të hapura të zjarrit 
dhe ngrohësve elektrikë.
MOS i vendosni bateritë e paringarkueshme në pajisjen e ngarkimit.
Sigurohuni që të mos ketë objekte ndërmjet telekomandës dhe sensorit 
të saj.
Sinjali nga telekomanda mund të ndërpritet nga drita e diellit ose nga 
një dritë tjetër e fortë. Në këtë rast, errësojeni dhomën.
Kur të lidhni pajisjet e jashtme, të tilla si konsolat e videolojërave, 
sigurohuni që kabllot e lidhjes të jenë mjaftueshëm larg. 
Në të kundërt, produkti mund të bjerë, gjë që mund t’ju shkaktojë 
lëndim ose mund të dëmtojë produktin.
Mos e ndizni/kni produktin duke vënë ose hequr spinën nga priza. 
(Mos e përdorni prizën elektrike si çelës.) 
Kjo mund të shkaktojë defekt mekanik ose mund të japë goditje 
elektrike.
Ju lutemi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për instalim për të 
parandaluar mbinxehjen e produktit.
•  Distanca ndërmjet produktit dhe murit duhet të jetë më e madhe 
se 10 cm.
•  Mos e instaloni produktin në një vend pa ventilim (p.sh., në një raft 
librash ose në dollap).
•  Mos e instaloni produktin mbi tapet ose jastëk.
•  Sigurohuni që vrima e ventilimit të mos jetë e bllokuar nga një 
mbulesë tavoline ose perde.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr.










