Owner's Manual

8
SHQIP
A
B
A
B
*A
<
=
10 mm
*B
<
=
18 mm
•  Përdor kabllo të certikuar me logon HDMI bashkëngjitur.
•  Nëse nuk përdor kabllo të certikuar HDMI, ekrani mund të mos
shfaqet ose mund të ketë gabim lidhjeje. (Llojet e rekomanduara
të kabllove HDMI)
- Kabllo HDMI®/
TM
me shpejtësi të lartë (3 m e poshtë)
- Kabllo HDMI®/
TM
me shpejtësi të lartë me Ethernet (3 m e poshtë)
KUJDES
•  Mos përdorni artikuj të pamiratuar për të garantuar sigurinë dhe
jetëgjatësinë e produktit.
•  Çdo dëm apo lëndim që shkaktohet nga përdorimi i artikujve të
pamiratuar nuk mbulohet nga garancia.
•  Disa modele kanë një lm të hollë ngjitur mbi ekran, i cili nuk
duhet hequr.
•  Kur të montoni mbajtësen e televizorit, vendoseni ekranin përmbys
mbi një tryezë me jastëkë ose në sipërfaqe të rrafshët, për ta
mbrojtur ekranin nga gërvishtjet.
•  Sigurohu që vidat të jenë vendosur saktë dhe të jenë shtrënguar
mirë. (Nëse nuk shtrëngohen mirë, televizori mund të anojë
përpara pas instalimit.) Mos ushtro shumë forcë dhe mos i shtrëngo
vidat më shumë seç duhet; përndryshe, vida mund të dëmtohet
dhe mund të mos shtrëngohet në mënyrën e duhur.
•  Sigurohu të heqësh ujin apo solucionin tepërt nga lecka.
•  Mos spërkat ujë apo solucion drejtpërdrejt mbi ekranin e
televizorit.
•  Sigurohu të spërkatësh ujë ose solucion të mjaftueshëm në leckë të
thatë për të fshirë ekranin.
Blerje e veçantë
Artikujt që blihen veç mund të ndryshohen ose të modikohen për
përmirësimin e cilësisë, pa ndonjë njoftim.
Kontaktoni shitësin për të këta artikuj.
Këto pajisje punojnë vetëm me disa modele të caktuara.
Emri ose dizajni i modelit mund të ndryshojnë në varësi të përditësimit
të funksioneve të produktit, rrethanave ose politikave të prodhuesit.
(Në varësi të modelit)
AG-F***
Syze 3D për kinema
AN-MR650
Telekomanda magjike
AG-F***DP
Syzet Dual play
AN-VC550
Kamera Smart
Ngritja dhe zhvendosja e
TV-së
Gjatë lëvizjes apo ngritjes së TV-së, lexoni në vijim se si të parandaloni
gërvishtjet apo dëmtimin e TV-së, si dhe në lidhje me transportin e
sigurt pavarësisht llojit dhe madhësisë.
•  Rekomandohet ta lëvizni TV-në në kuti ose në materialin e
paketimit me të cilin erdhi llimisht.
•  Përpara se ta lëvizni apo ta ngrini TV-në, shkëputni kordonin
elektrik dhe të gjitha kabllot.
•  Kur mbani TV-në në krah, ekrani duhet të jetë në drejtim të
kundërt me trupin tuaj në mënyrë që të mos gërvishtet.
•  Mbajeni fort pjesën e sipërme dhe të poshtme të kornizës së TV-së.
Sigurohuni të mos e prekni pjesën transparente, altoparlantin ose
zonën e rrjetës së altoparlantit.
•  Gjatë transportit të një TV-je të madh duhet të jenë të paktën 2
persona.
•  Gjatë transportit të TV-së me duar, mbajeni TV-në sipas ilustrimit
të mëposhtëm.
•  Gjatë transportimit të TV-së, mos i shkaktoni tronditje apo dridhje
të tepërta.
•  Gjatë transportimit të TV-së, mbajeni drejt, mos e ktheni nga anët,
as mos e anoni majtas apo djathtas.
•  Mos ushtroni presion të tepërt që shkakton përthyerjen/përkuljen
e kasës së kornizës, sepse mund të dëmtohet ekrani.
•  Kur ta mbani televizorin, bëni kujdes të mos dëmtoni butonat e
dalë për jashtë.