User Manual

27 SHQIP
10.
Mbani pajisje mbrojtëse personale. Në varësi
të përdorimit, përdorni mbrojtëse për fytyrën
ose syze sigurie të mëdha ose të vogla. Sipas
rastit, mbani maskë kundër pluhurit, mbrojtëse
për dëgjimin, doreza dhe përparëse mbrojtëse
që mund të ndalojnë copëzat abrazive ose të
materialit të punës. Mbrojtësja e syve duhet të
ketë aftësi të ndalojë copat uturuese që prodhohen
nga veprimet e ndryshme. Maska kundër pluhurit
ose respiratori duhet të jenë në gjendje të ltrojnë
grimcat e prodhuara nga funksionimi i pajisjes.
Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj zhurmave të
forta mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
11. Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës duhet
të mbajë veshur mjetet mbrojtëse personale.
Copëzat e materialit të punës ose të një disku
thyer mund të uturojnë larg dhe të shkaktojnë
dëmtime përtej zonës ku punohet.
12.
Mbajeni veglën elektrike vetëm nga sipërfaqet
kapëse të izoluara kur kryeni veprime në të cilat
aksesori prerës mund të prekë tela të fshehur.
Nëse aksesori prerës prek një tel me rrymë, atëherë
pjesët metalike të veglës elektrike elektrizohen dhe
mund t‘i shkaktojnë përdoruesit goditje elektrike.
13. Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora deri
sa aksesori të ketë ndaluar plotësisht. Disku
rrotullues mund të prekë sipërfaqen dhe mund ta
nxjerrë veglën elektrike jashtë kontrollit.
14. Mos e ndizni veglën elektrike kur jeni duke e
mbajtur anash trupit tuaj. Kontakti aksidental me
aksesorin rrotullues mund ta ngecë atë në rrobat
tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.
15.
Pastroni rregullisht vrimat e ajrosjes së veglës
elektrike. Ventilatori i motorit do ta tërheqë pluhurin
brenda folesë dhe akumulimi i tepërt i pluhurit të metalit
mund të shkaktojë rreziqe elektrike.
16. Mos e përdorni veglën elektrike pranë
materialeve të ndezshme. Shkëndijat mund t’i
ndezin këto materiale.
Kundërveprimi dhe paralajmërimet lidhur me të
Zmbrapsja është një reagim i shpejtë që ndodh kur
disku rrotullues bllokohet ose ngec. Bllokimi ose ngecja
shkaktojnë një ndalesë të menjëhershme të diskut
rrotullues e cila bën që vegla elektrike të dalë jashtë
kontrollit dhe të shkojë në drejtim të kundërt të drejtimit
të diskut rrotullues në pikën e lidhjes.
Për shembull, nëse disku abrazive ngec ose bllokohet nga
materiali i punës, tehu i diskut që hyn në vendin e bllokimit
mund të godasë sipërfaqen e materialit duke shkaktuar
daljen ose kërcimin e diskut nga vendi. Disku mund
kërcejë në drejtim të punëtorit ose larg tij, në varësi të
drejtimit të lëvizjes së diskut në momentin e bllokimit.
Disqet abrazive mund të thyhen në të tilla kushte.
Kundërveprimi është rezultat i keqpërdorimit të veglës
elektrike dhe/ose procedurave ose kushteve të pasakta
të përdorimit dhe mund të shmanget duke marrë masat
e mëposhtme parandaluese.
1.
Mbajeni veglën elektrike fort dhe vendosni
trupin dhe krahun në mënyrë që të pengoni
forcat kundërvepruese. Përdorni gjithmonë
dorezën ndihmëse, nëse mundësohet, për një
kontroll maksimal mbi kundërveprimin ose
reagimin rrotullues gjatë ndezjes. Përdoruesi
mund të kontrollojë reagimet rrotulluese ose forcat
kundërvepruese, nëse merren masa parandaluese.
2. Mos e vini kurrë dorën pranë aksesorit
rrotullues. Aksesori mund të kundërveprojë mbi
dorën tuaj.
3. Mos e mbani trupin në një vijë me diskun
prerës. Kundërveprimi do ta dërgojë veglën në
drejtimin e kundërt të lëvizjes së diskut në pikën e
ngecjes.
4. Tregoni kujdes të veçantë kur të punoni në
cepa, anë të mprehta etj. Shmangni kërcimet
dhe ngecjen e aksesorit. Cepat, anët e mprehta
ose kërcimet kanë një tendencë për të shkaktuar
ngecjen e aksesorit rrotullues që shkakton
humbjen e kontrollit ose kundërveprimin.
5.
Mos montoni zinxhir sharre, disk për prerjen
e druve, disk të segmentuar diamanti me
hapësirë anësore më të madhe se 10 mm ose
teh sharre të dhëmbëzuar. Disqe të tilla krijojnë
kundërveprime të shpeshta dhe humbje të kontrollit.
6.
Mos e “bllokoni” diskun ose mos aplikoni
presion të tepërt mbi të. Mos provoni të kryeni
prerje të thella. Ushtrimi i forcës së tepërt mbi disk
rrit ngarkesën dhe ndjeshmërinë ndaj përdredhjeve
ose kapjes së diskut gjatë prerjes dhe mundësinë e
kundërveprimit ose të thyerjes së diskut.
7. Kur disku kapet ose kur ndërprisni prerjen
për çdo lloj arsyeje, keni veglën elektrike
dhe mbajeni pa lëvizur derisa disku të ndalojë
plotësisht. Mos provoni asnjëherë ta tërhiqni
diskun nga procesi i prerjes kur disku është
duke lëvizur, përndryshe mund të ndodhë
kundërveprim. Hetoni dhe ndërmerrni veprime
korrigjuese për të eliminuar ngecjen e diskut.
8. Mos e rilloni procesin e prerjes në materialin
e punës. Lejoni diskun të arrijë shpejtësinë
maksimale dhe futeni sërish me kujdes te
vendi i prerjes. Disku mund të kapet, të shkojë
lart ose të kundërveprojë nëse vegla elektrike
rindizet brenda materialit të punës.
9.
Mbështetni panelet ose çdo material pune
madh për të minimizuar rrezikun e bllokimit dhe
të kundërveprimit të diskut. Materialet e mëdha
të punës kanë tendencë të përkulen nga pesha
e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen poshtë
materialit të punës pranë vijës së prerjes dhe buzës
së materialit të punës nga të dyja anët e diskut.
10. Tregoni kujdes të veçantë kur të bëni një
“prerje në xhep” mbi muret ekzistuese ose
zona të tjera me shikim të kuzuar. Disku i dalë
mund të presë tuba gazi ose uji, tela elektrikë ose
objekte që shkaktojnë kundërveprim.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
1. Përpara se të përdorni disk të segmentuar
diamanti, sigurohuni që disku i diamantit
ketë hapësirë anësore prej 10 mm ose më pak
ndërmjet segmenteve, vetëm me kënd negativ
pjerrësie.
2. Asnjëherë mos provoni të prisni duke e
mbajtur veglën përmbys në një morsë
shtrënguese. Kjo mund të shkaktojë aksidente
të rënda, sepse është shumë e rrezikshme.
3. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.