User Manual

29 SHQIP
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
1.
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe
ngarkoni baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së pajisjes.
2. Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
3. Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës
në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të
baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.
4. Kur nuk e përdorni kutinë e baterisë, hiqeni atë
nga vegla ose karikuesi.
5. Ngarkojeni baterinë nëse nuk e përdorni për
një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj).
PËRSHKRIMI I PJESËVE
Fig.1
1 Disku prerës smeril /
disku i diamantit
2 Mbrojtësja e diskut 3 Mbajtësja 4 Kapaku (për ndarjen e
baterisë)
5 Butoni i zhbllokimit 6 Grepi 7 Llamba 8 Butoni i kontrollit
9 Treguesi i baterisë 10 Treguesi i mbingarkesës 11 Butoni i llambës 12 Këmbëza e çelësit
13 Doreza 14 Hyrja e ujit 15 Rubineti 16 Kapaku (për rripin në
formë V-je)
17
Butoni i bllokuesit të boshtit
18 Bokulla bashkuese 19 Çelësi me tub 20 Çelësi so hekzagonal
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES: Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e kur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t’i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë
baterisë
KUJDES: Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES: Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t’ju rrëshqasin nga duart dhe
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
Për të instaluar kutinë e baterisë, hapni kapakun
ndërkohë që lironi grepin. Bashkërenditni gjuhëzën e
kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe rrëshqiteni
për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të kërcasë dhe
të bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin e kuq në
anën e sipërme të butonit, ajo nuk është e bllokuar
plotësisht.
Pas instalimit ose heqjes së kutisë së baterisë,
sigurohuni që kapaku të jetë mbyllur dhe kyçur me
grepin.
Fig.2: 1. Kapaku 2. Grepi
Për të hequr kutitë e baterisë, ngrijeni kutinë e baterisë
ndërsa shtypni butonin në pjesën e përparme të kutisë.
Fig.3: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
KUJDES: Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket.
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç duhet.
SHËNIM: Vegla nuk punon vetëm me një kuti baterie.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
Fig.4: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese Kapaciteti i
mbetur
Ndezur Fikur Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.