User Manual

20 SHQIP
SHËNIM: Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve janë
matur sipas një metode standarde testimi dhe mund
të përdoren për të krahasuar një vegël me një tjetër.
SHËNIM: Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve mund
të përdoren për një vlerësim paraprak të ekspozimit.
PARALAJMËRIM: Emetimet e dridhjeve
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund
të ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi
të mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga
lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
Vërtetoni që masat e
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e
ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e kur
dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM: Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime për sigurinë e
turjelës tokës me bateri
1. Mbajeni veglën me të dyja duart në dorezat
përkatëse. Humbja e kontrollit mund të shkaktojë
dëmtime personale.
2. Shtrëngojeni veglën mirë përpara përdorimit.
Kjo vegël prodhon një forcë rrotulluese me dalje të
lartë dhe pa e shtrënguar mirë veglën gjatë punës,
mund të ndodhë humbje e kontrollit që mund të
rezultojë në lëndim personal.
3. Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse
të izoluara kur të jeni duke kryer një veprim
në të cilin aksesori i gërmimit mund të prekë
tela të fshehur. Nëse aksesori i gërmimit prek një
tel me rrymë, atëherë pjesët metalike të veglës
elektrike elektrizohen dhe mund t’i shkaktojnë
përdoruesit goditje elektrike.
4. Asnjëherë mos e përdorni me shpejtësi më
të lartë se shpejtësia maksimale nominale e
puntos së turjelës së tokës.shpejtësi më të
larta, maja mund të shtrembërohet nëse lejohet
rrotullohet lirshëm pa kontaktuar me materialin e
punës, gjë që rezulton në lëndim personal.
5. Gjithmonë niseni turjelën e tokës me shpejtësi
të ulëta dhe me majën e puntos së turjelës
tokës në kontakt me tokën. Në shpejtësi më të
larta, maja mund të shtrembërohet nëse lejohet
rrotullohet lirshëm pa kontaktuar me tokën, gjë
rezulton në lëndim personal.
6. Aplikoni presion vetëm në vijë direkte me
majën dhe mos aplikoni presion të tepërt.
Majat mund të shtrembërohen duke shkaktuar
thyerje ose humbje të kontrollit, duke rezultuar
lëndim personal.
7. Diametri i jashtëm i puntos së turjelës duhet
të jetë brenda kapacitetit të specikuar të
gërmimit në manualin e përdorimit. Puntoja
e turjelës me përmasa të gabuara nuk mund të
kontrollohet siç duhet.
8. Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament
fortë qëndrimi. Sigurohuni që të mos ketë njeri
poshtë ndërkohë që e përdorni pajisjen
vende të larta.
9. Mbajeni veglën fort.
10. Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
11. Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
12. Mos e prekni turjelën menjëherë pas punës;
mund të jetë shumë e nxehtë dhe mund t’ju
djegë lëkurën.
13. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
14. Nëse puntoja e turjelës nuk mund të lirohet
edhe nëse hiqni kunjin e turjelës, përdorni
pinca për ta tërhequr. Në rast të tillë, nxjerrja e
puntos së turjelës me dorë mund të rezultojë në
lëndim nga ana e saj e mprehtë.
15. Nëse ndodh diçka e gabuar me veglën, si p.sh.
tinguj jonormalë, ndalojeni menjëherë punën
dhe kërkojini qendrës lokale të shërbimit
Makita që ta riparojë.
16. Përpara përdorimit, sigurohuni që në tokë nuk
ka objekte të futura, si p.sh. tuba elektrikë,
tuba uji ose gazi. Përndryshe, vegla mund të
bjerë në kontakt me to, duke rezultuar në goditje
elektrike, humbje energjike dhe rrjedhje gazi.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM: MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të tuara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktoj
dëmtime të rënda personale.