User Manual

40 ALBANIAN
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM: Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
PARALAJMËRIME PËR SIGURINË E
ÇEKIÇIT RROTULLUES ME BATERI
1. Mbani mbrojtëse për veshët. Ekspozimi ndaj
zhurmës mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
2. Përdorni dorezën(at) ndihmëse nëse jepen
bashkë me pajisjen. Humbja e kontrollit mund
shkaktojë dëmtime personale.
3. Mbajeni pajisjen elektrike te sipërfaqet e
izoluara kur të jeni duke kryer një veprim në
cilin aksesori prerës mund të kontaktojë me
tela të fshehur. Nëse aksesori prerës prek një
tel me rrymë, atëherë pjesët metalike të veglës
elektrike elektrizohen dhe mund t’i shkaktojnë
përdoruesit goditje elektrike.
4. Mbani kapele të fortë (helmetë sigurie), syze
sigurie dhe/ose mbrojtëse fytyre. Syzet e
zakonshme ose syzet e diellit NUK janë syze
sigurie. Gjithashtu rekomandohet që të mbani
maskë kundër pluhurit dhe doreza të trasha.
5. Sigurohuni që puntoja të jetë e siguruar në
vend përpara përdorimit.
6. Në përdorim normal, vegla është projektuar
që të prodhojë dridhje. Vidat mund të lirohen
lehtësisht, duke shkaktuar prishje ose
aksident. Kontrolloni me kujdes shtrëngimin e
vidave përpara përdorimit.
7. Në mot të ftohtë ose kur vegla nuk është
përdorur për një kohë të gjatë, lëreni veglën
të ngrohet për pak kohë duke e përdorur pa
ngarkesë. Kjo do të lehtësojë lubrikimin.
Funksionimi me goditje është i vështirë pa
pasur nxehjen e duhur.
8.
Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament të fortë
qëndrimi. Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë
ndërkohë që e përdorni pajisjen në vende të larta.
9. Mbajeni veglën fort me të dyja duart.
10. Mbajini duart larg pjesëve lëvizëse.
11. Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
12. Ndërsa punoni, mos ia drejtoni veglën asnjërit
prej personave në zonë. Puntoja mund
uturojë dhe mund të lëndojë rëndë ndonjë
njeri.
13. Mos e prekni punton, pjesët afër puntos ose
materialin e punës, menjëherë pas veprimit;
ato mund të jenë shumë të nxehta dhe mund
t’ju djegin lëkurën.
14. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
15. Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e kur
dhe kutia e baterisë dhe puntoja të jetë e hequr
përpara se t’ia dorëzoni veglën një personi
tjetër.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM: MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të tuara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktoj
dëmtime të rënda personale.
Udhëzime rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1. Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2. Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3. Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie
mundshme, madje edhe shpërthim.
4. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5. Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
baterisë:
(1) Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
6. Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë
në vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50 °C.
7. Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë
në zjarr.
8. Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9. Mos përdorni bateri të dëmtuar.