User Manual

46 ALBANIAN
KUJDES: Sistemi i thithjes së pluhurit është
vetëm për shpim në beton. Mos e përdorni
sistemin e thithjes së pluhurit për shpim në metal
ose dru.
KUJDES: Gjatë përdorimit të veglës me
sistemin e thithjes së pluhurit, sigurohuni që të
vendosni sistemin e thithjes së pluhurit për të
parandaluar thithjen të pluhurit me frymëmarrje.
KUJDES: Përpara se të përdorni sistemin e
thithjes së pluhurit, kontrolloni që ltri të mos jetë
dëmtuar.të kundërt mund të shkaktohet thithje të
pluhurit me frymëmarrje.
KUJDES: Sistemi i thithjes së pluhurit
e thith pluhurin e krijuar në një shkallë të
konsiderueshme, por nuk mund të thithet i gjithë
pluhuri.
VINI RE: Mos e përdorni sistemin e thithjes së
pluhurit për shpim me diamant ose punim me
daltë.
VINI RE: Mos e përdorni sistemin e thithjes së
pluhurit për shpim në beton të lagur ose mos e
përdorni këtë sistem në ambient të lagur. Në të
kundërt mund të shkaktohet keqfunksionim.
SHËNIM: Nëse kutia e baterisë është në temperaturë
të ulët, kapaciteti i veglës mund të mos arrihet
plotësisht. Në këtë rast, ngroheni kutinë e baterisë
duke e përdorur veglën pa ngarkesë për pak kohë për
të arritur plotësisht kapacitetin e veglës.
Fig.31
Funksionimi i shpimit me goditje
KUJDES: Kur vrima bllokohet me cia dhe
grimca ose gjatë goditjes së shufrave përforcuese
të futura në beton, ushtrohet një forcë e madhe dhe
e papritur përdredhjeje në vegël/punton turjelë në
momentin e çarjes së vrimës. Gjatë përdorimit,
përdorni gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën
ndihmëse) dhe mbajeni veglën fort nga mbajtësja
anësore dhe nga doreza e çelësit. Në të kundërt,
mund të shkaktohet humbja e kontrollit të veglës dhe
lëndim i rëndë i mundshëm.
Vendosni dorezën e ndryshimit të regjimit të punës në
simbolin .
Poziciononi majën e trapanit në vendin e dëshiruar
për vrimën, pastaj tërhiqni çelësin. Mos ushtroni forcë
mbi veglën. Presioni i lehtë jep rezultatet më të mira.
Mbajeni veglën në pozicion dhe mos lejoni që të
rrëshqasë nga vrima.
Mos ushtroni më shumë forcë kur vrima bllokohet nga
cia ose grimca. Më mirë ndizeni veglën pa e vënë në
punë dhe më pas hiqeni majën e trapanit pjesërisht nga
vrima. Duke e përsëritur këtë disa herë, vrima do
pastrohet dhe do të rillojë shpimi normal.
SHËNIM: Jashtëqendërzimi në rrotullimin e puntos
së shpimit mund të ndodhë gjatë vënies në punë
veglës pa ngarkesë. Vegla qendërzohet vetë gjatë
punës. Kjo nuk ndikon në precizonin e shpimit.
Ciosje/Leskërim/Shkatërrim
Vendoseni dorezën për ndryshimin e modalitetit të
punës në simbolin .
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
ushtroni një presion të lehtë mbi vegël në mënyrë që të
mos bëjë lëvizje të pakontrolluara.
Ushtrimi i presionit të madh mbi vegël nuk do të rrisë
ekasitetin.
Fig.32
Shpimi dru ose metal
KUJDES: Mbajeni veglën fort dhe bëni kujdes
kur maja e puntos llon të depërtojë përmes
objektit që po punohet. Gjatë depërtimit të puntos
në anën e kundërt të objektit mbi vegël/majën e
puntos ushtrohet një forcë e madhe shpuese.
KUJDES: Maja e puntos e ngecur mund
hiqet thjesht duke vendosur çelësin e ndryshimit
në rrotullimin e anasjelltë për ta nxjerrë punton.
Megjithatë, vegla mund të dalë papritmas nëse
nuk e mbani fort.
KUJDES: Siguroni gjithmonë materialet e
punës në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
VINI RE: Mos përdorni kurrë “rrotullim me
goditje” kur mandrina e shpimit është e instaluar
në vegël. Mandrina e shpimit mund të dëmtohet.
Gjithashtu mandrina e shpimit do të hiqet kur vegla
kthehet mbrapsht.
VINI RE: Shtypja e tepërt e veglës nuk do të
shpejtojë shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do
të dëmtojë majën e puntos, zvogëlon ekasitetin e
veglës dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
Vendoseni dorezën për ndryshimin e modalitetit të
punës në simbolin .
Për DHR280/DHR282
Aksesor opsional
Vendoseni përshtatësin e mandrinës në një mandrinë
shpimi pa çelësa te e cila mund të instalohet një vidë e
madhësisë 1/2″-20 dhe më pas instalojini ato te vegla.
Gjatë instalimit të saj referojuni seksionit “Instalimi ose
heqja e puntos së shpimit”.
Fig.33: 1. Mandrinë shpimi pa çelësa 2. Përshtatësi
i mandrinës
Për DHR281/DHR283
Përdorni mandrinën e shpimit që ndërrohet shpejt si
pajisje standarde. Për ta instaluar referojuni “Ndryshimi
i mandrinës për ndryshimin e shpejtë të SDS-plus”.
Mbani unazën dhe ktheni bokullën në drejtimin e
kundërt të akrepave të orës për të hapur nofullat e
mandrinës. Vendosni punton në mandrinë deri në fund.
Shtrëngoni unazën fort dhe ktheni bokullën në drejtimin
e akrepave të orës për të shtrënguar mandrinën.
Fig.34: 1. Bokulla 2. Unaza
Për të hequr punton, mbani unazën dhe ktheni bokullën
në drejtim të kundërt të akrepave të orës.