User Manual

18 SHQIP
SHQIP (Udhëzimet origjinale)
SPECIFIKIMET
Modeli: M2402 M2403
Diametri i diskut 355 mm
Trashësia maks. e diskut 3 mm
Diametri i vrimës 25,4 mm
Shpejtësia pa ngarkesë 3 800 min
-1
ose 3 900 min
-1
Shpejtësia pa ngarkesë ndryshon nga njëri shtet në tjetrin.
Referojuni pllakëzës udhëzuese në vegël.
Përmasat
(GJ x T x L)
Modeli me mbrojtëse sigurie të
llojit me kapak të përparmë +
bazë me lartësi 97,0 mm
500 mm x 280 mm x 630 mm 515 mm x 280 mm x 640 mm
Modeli me mbrojtëse sigurie të
llojit me kapak të përparmë +
bazë me lartësi 77,0 mm
490 mm x 280 mm x 610 mm 500 mm x 280 mm x 620 mm
Modeli me mbrojtëse sigurie të
llojit me kapak qendror
490 mm x 280 mm x 610 mm 500 mm x 280 mm x 620 mm
Pesha neto Modeli me mbrojtëse sigurie të
llojit me kapak të përparmë +
bazë me lartësi 97,0 mm
15,5 kg 15,3 kg
Modeli me mbrojtëse sigurie të
llojit me kapak të përparmë +
bazë me lartësi 77,0 mm
14,5 kg 14,3 kg
Modeli me mbrojtëse sigurie të
llojit me kapak qendror
14,0 kg 13,8 kg
Kategoria e sigurisë
/II
Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkim-zhvillimit, specikimet që jepen këtu mund të ndryshojnë pa dhënë njoftim.
Specikimet mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Pesha sipas Procedurës EPTA 01/2014
Përdorimi i synuar
Vegla është synuar për prerje në materiale prej hekuri
me anë të diskut smerilues prerës. Ndiqni të gjitha ligjet
dhe rregulloret në shtetin tuaj në lidhje me pluhurat dhe
shëndetin dhe sigurinë në zonën e punës.
Furnizimi me energji
Vegla duhet të lidhet vetëm me një furnizim me energjie
me të njëjtin tension të treguar në pllakëzën metalike
udhëzuese dhe mund të funksionojë vetëm me rrymë
alternative njëfazore. Ata kanë izolim të dyshtë dhe
mund të përdorin priza pa tokëzim.
Për sisteme shpërndarjeje publike
me tension të ulët ndërmjet 220 V
dhe 250 V
Ndryshimet e funksionimit të aparatit elektrik shkaktojnë
lëkundje tensioni. Funksionimi i kësaj pajisjeje në kushte
jo të favorshme të rrjetit elektrik mund të shkaktojë
pasoja negative në funksionimin e pajisjeve të tjera. Me
një rezistencë në rrjetin elektrik të barabartë ose më
vogël se 0,25 om mund të supozohet se nuk do të ketë
pasoja negative. Priza e rrjetit elektrik që përdoret me
këtë pajisje duhet të mbrohet nga një siguresë ose nga
një ndërprerës qarku mbrojtës që çaktivizohet ngadalë.
Zhurma
Niveli tipik i zhurmës A, i matur sipas EN62841-3-10:
Modeli M2402
Niveli i presionit të zhurmës (L
pA
) : 98 dB (A)
Niveli i fuqisë së zhurmës (L
WA
) : 108 dB (A)
Pasiguria (K): 3,0 dB (A)
Modeli M2403
Niveli i presionit të zhurmës (L
pA
) : 99 dB (A)
Niveli i fuqisë së zhurmës (L
WA
) : 109 dB (A)
Pasiguria (K): 3,0 dB (A)
SHËNIM: Vlerat e deklaruar totale të emetimeve
të zhurmës janë matur sipas një metode standarde
testimi dhe mund të përdoren për të krahasuar një
vegël me një tjetër.
SHËNIM: Vlerat e deklaruara të emetimeve të
zhurmës mund të përdoren për një vlerësim paraprak
të ekspozimit.