Operation Manual

D
GB
F
NL
I
N
S
DK
SF
E
P
GR
TR
SLO
HR
SK
CZ
PL
H
RO
BG
RUS
EST
LV
LT
AL
MK
SR
UK
150
Makita VC3012M
Udhëzuesi origjinal i përdorimit
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
Para se të vendosni në përdorim pajisjen, lexoni me vëmendje manualin e përdorimit dhe mbajeni atë
pranë për çdo rast.
Qëllimi i përdorimit dhe përdorimi në mënyrën e duhur
Vënia në përdorim e pajisjes i nënshtrohet rregullave ndërkombëtarë në fuqi. Krahas udhëzuesit
të përdorimit dhe rregullave të detyrueshme në fuqi për ruajtjen nga aksidentet në vendin/shtetin
e përdorimit, duhet të respektohen edhe rregullat e njohura teknike për një përdorim të sigurt dhe
profesional.
VINI RE – Pajisja duhet
të përdoret vetëm nga persona, të cilët janë të trajnuar për përdorimin dhe janë shprehimisht të
autorizuar për vënien e saj në përdorim
të vihet në punë vetëm nën mbikëqyrje
Pajisja nuk parashikohet të përdoret nga persona (përfshirë këtu edhe fëmijët) me aftësi të kuzuara
zike, shqisore apo me aftësi të kuzuara mendore apo me mungesë përvoje dhe njohurish.
Fëmijët duhet të jenë nën mbikëqyrje, për të siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
Pajisjet në këtë udhëzues përdorimi janë të përshtatshme për
thithjen e pluhurit dhe lëngjeve
për thithjen e sipërfaqeve të makinerive të dorës
për përdorim profesional, p.sh. në hotele, shkolla, spitale, fabrika, dyqane, zyra apo biznese
qiradhënësish
për ndarjen e pluhurit me një ku ekspozimi (OEL) më të madh se 0,1 mg/m³ (pluhur i klasit M). Ju
lutemi përmbajuni rregullave në fuqi të vendit tuaj.
VINI RE – Materialet e mëposhtme nuk duhet të thithen nga pajisja:
materiale të nxehta (cigare të ndezura, thëngjij të nxehtë etj.)
lëngje të djegshme, eksplozive apo agresive (p.sh. benzinë, lëngje tretëse, acide, solucione
alkaline etj.)
pluhura djegës, eksplozivë (p.sh. pluhur magnezi etj.)
KUJDES – Pajisja duhet
të përdoret vetëm në ambiente të brendshme dhe jo jashtë
të mbrohet nga reektimi UV
A
Përpara vënies në përdornim
Para përdorimit, personat përdorues të pajisjes duhet të jenë të informuar për
përdorimin e duhur të pajisjes
rrezikun në lidhje me materialet që do të thithen
eliminimin e sigurt të materialit të thithur
Gjatë tërheqjes së pluhurave, norma e këmbimit të ajrit në dhomë duhet të jetë e mjaftueshme, që
ajri i përdorur prej pajisjes të rishkarkohet në dhomë (ju lutemi përmbajuni rregullave në fuqi të vendit
tuaj).
Pajisja të vihet në përdorim vetëm në gjendje të padëmtuar. Të mos përdoret asnjëherë pa ltër apo
me ltër të dëmtuar.
Sigurohuni, që voltazhi i tensionit, i dhënë në tabelën e produktit, të përkojë me voltazhin e rrjetit lokal.
Rekomandohet, që pajisja të lidhet nëpërmjet një stakuesi të rrymës dëmtuese (salvavitë).