operation manual

*)
Aksesor opsional / Opsionet janë në varësi të modelit
Përkthimi i udhëzuesit origjinal
265
D
GB
F
NL
I
N
S
DK
SF
E
P
GR
TR
SLO
HR
SK
CZ
PL
H
RO
BG
RUS
EST
LV
LT
AL
MK
SR
UK
Makita VC4210M
Pajisja ka një prizë të tokëzuar të integruar. Atje
mund të lidhni një pajisje të jashtme shtesë. Kur
një çelës është në pozicionin , priza është
gjithë kohën në korrent, d.m.th. që pajisja mund të
përdoret si kabëll zgjatues.
Në pozicionin AUTO, thithësja mund të fiket përmes
veglës elektrike të lidhur. Pluhuri mund të thithet
direkt aty ku është. Duhet të lidhen vetëm pajisje të
autorizuara që prodhojnë pluhur.
Konsumi maksimal i energjisë së pajisjes së lidhur
jepet tek „Të dhënat teknike“.
Sigurohuni që pajisja e lidhur në spinën e aksesorit
është e fikur, përpara se të vendosni çelësin në
pozicionin AUTO.
3.3 AutoClean (Pastrimi automatik)
Pajisja ka një sistem automatik për pastrimin e
filtrave, AutoClean. Gjatë përdorimit kryhet një
pastrim filtri automatik, për të pasur gjithmonë një
fuqi thithjeje optimale.
Gjatë përdorimit me veçanërisht shumë pluhur
ose kur fuqia e thithjes dobësohet, këshillohet një
pastrim manual shtesë i filtrit.
1. Fikeni pajisjen.
2. Mbylleni vrimën e gypit ose të tubit thithës me
dorë.
3. Vendoseni çelësin e pajisjes në pozicionin
„I“ dhe lëreni thithësen të punojë për rreth 10
sekonda me vrimën e mbyllur të tubit thithës.
Nëse edhe pas kësaj, fuqia e thithjes është e dobët,
nxirrni filtrin dhe pastrojeni mekanikisht ose ndërroni
filtrin.
Në përdorime të caktuara, siç është thithja e
lëngjeve, këshillohet të fikni sistemin automatik të
pastrimit të filtrit. Për hollësi, shihni kapitullin 3.1.
3.4 Monitorimi i fluksit volumetrik
KUJDES
Kontrolloni nëse gjithë filtrat janë të pranishëm
dhe të vendosur siç duhet.
Pajisja ka një sistem për monitorimin e shpejtësisë
së rrymës së ajrit. Përpara thithjes së pluhurit me
kufirin e vlerave për përqendrimin maksimal të
ekspozimit profesional, kontrolloni monitorimin e
fluksit volumetrik.
1. Kur motori është në punë, mbajeni tubin thithës
të mbyllur, për të reduktuar rrymën e ajrit. Pas
rreth një sekonde, treguesi-LED ndizet në
panelin e komandimit. Pas disa sekondash të
tjera tingëllon një sinjal akustik paralajmërues.
2. Përshtateni rregullimin e diametrit të tubit sipas
diametrit aktual të tubit.
Kur kjo dritë LED ndizet, shpejtësia e
rrymës së ajrit është më e vogël se 20 m/s.
1. Kontrolloni nëse ena ose qeska e filtrit janë të
mbushura plot.
2. Kontrolloni nëse rryma e ajrit në tubin thithës,
tek gypi ose filtri është e reduktuar.
3.5 Lidhja antistatike
*)
KUJDES
Pajisja ka një sistem antistatik për të
shkarkuar elektricitetin statik, i cili krijohet
gjatë thithjes së pluhurit.
Sistemi antistatik ndodhet në pjesën e përparme
të pjesës së sipërme të motorit dhe krijon një linjë
tokëzimi për në hundëzën hyrëse.
Për një funksionim pa të meta, këshillohet përdorimi
i një tubi thithës të përçueshëm elektrik ose
antistatik.
1. Në rast të përdorimit të qeskës opsionale të
mbeturinave, bëni kujdes që kjo të mos ndikojë
në terminalin antistatik.
3.6 Filtri i ajrit të ftohtë
Për të mbrojtur panelin elektronik dhe motorin,
pajisja është e pajisur me një difuzor të ajrit të ftohtë.
Difuzori i ajrit të ftohtë duhet të pastrohet rregullisht.
Në zonat me përqendrim të lartë të pluhurit të imët
në ajrin e mjedisit, këshillohet ta pajisni pajisjen me
një fishek filtri opsional për ajrin e ftohtë, në mënyrë
që në kanalet e ajrit dhe tek motori të mos krijohet
pluhur. Drejtojuni rishitësit tuaj lokal.
KUJDES
Nëse filtri i ajrit të ftohtë është bllokuar nga
pluhuri, çelësi mbrojtës i mbingarkesës së
motorit mund të lirohet.
1. Në këtë rast, fikeni pajisjen, pastroni filtrin e ajrit
të ftohtë dhe lëreni pajisjen të ftohet për rreth 5
minuta.
3.7 Thithja e lëngjeve
KUJDES
Pajisja ka një sistem notues, i cili e mbyll
rrymën e ajrit përmes pajisjes, kur është
arritur niveli maksimal i lëngut.
1. Në këtë rast, fikni pajisjen.
2. Hiqni spinën dhe boshatisni enën.
3. Lëngjet thithini vetëm kur janë vendosur notuesi
dhe filtri.
4. Mos thithni lëngje të djegshëm.