Installation Instructions
29
Udhëzime për modalitetin me nxjerrje ajri
Në modalitetin me nxjerrje jashtë të ajrit duhet
montuar një valvul moskthimi.
Shënime
¡ Kur pajisja nuk shoqërohet me një valvul
moskthimi, valvula e moskthimit mund të blihet te
një dyqan i specializuar.
¡ Kur nxjerrja e ajrit do të bëhet përmes murit të
jashtëm, duhet të përdoret një tub teleskop me
grilë.
Verifikimi i mobilies
1. Kontrolloni nëse mobilia e montimit është e drejtë
dhe ka kapacitet mbajtës të mjaftueshëm.
Pesha maksimale e pajisjes është rreth 25kg.
Syprina e banakut ku ju montoni pajisjen duhet të
jetë në gjendje të mbajë ngarkesa deri në rreth 60
kg.
2. Sigurohuni që stabiliteti i mobilies së montimit
është i garantuar edhe pas punimeve të prerjes.
3. Siguroni kapacitetin mbajtës dhe stabilitetin me
anë të nën-konstruksioneve të përshtatshme, në
veçanti në rastin e syprinave të holla të banakut.
‒ Mbani parasysh peshën e pajisjes, përfshirë
edhe ngarkesën shtesë të mundshme.
‒ Përdorni material përforcues rezistent ndaj
nxehtësisë dhe ndaj lagështisë.
4. Sigurohuni që mobilia e montimit është rezistente
ndaj nxehtësisë deri në 90°C.
5. Mos montoni poshtë pajisje të tjera, si për
shembull furra, frigoriferë, lavastovilje ose
lavatriçe.
6. Verifikoni nivelin e pajisjes vetëm pas instalimit në
vrimën e montimit.
Përgatitja e mobilies
Kërkesë:Mobiliet e montimit duhet të jenë rezistente
ndaj temperaturës deri në 90°C.
1. Vizatoni vendin e prerjes së mobilies sipas skicës
së montimit.
→Fig.
14
2. Hapni katër vrima me diametër prej 6mm.
→Fig.
24
3. Sigurohuni që këndi i sipërfaqes së prerjes me
syprinën e banakut është 90°.
→Fig.
24
Respektimi i distancave minimale në montimin mbi
një sirtar
1. Për të hequr enën e grumbullimit të derdhjeve, në
pajisjet e montuara inkaso mbani parasysh
distancat minimale.
→Fig.
11
2. Mbani parasysh edhe pozicionin e enës së
grumbullimit të derdhjeve.
→Fig.
12
Përgatitja e mobilies për modalitetin me qarkullim
ajri me përshtatës
1. Mbani parasysh përmasat përkatëse në rastin e
kombinimit me përshtatësin për prerjen në pjesën
e pasme.
→Fig.
25
2. Realizoni prerjen në faqen e pasme me anë të
shabllonit.
3. Në modalitetin me qarkullim ajri, realizoni një
vrimë për daljen e ajrit në shiritin e xokolës së
mobilies.
‒ Parashikoni një vrimë për daljen e ajrit me
seksionin tërthor rreth 440cm².
‒ Në mënyrë që rryma e ajrit dhe zhurma të jenë
sa më të ulëta, realizoni vrimën e daljes në
mbulesën e xokolës sa më të madhe të jetë e
mundur.
4. Për të garantuar një funksionim të saktë të
pajisjes, ajrosni planin e gatimit përmes një vrime
për daljen e ajrit me seksion tërthor minimal
200cm² në dollapin e poshtëm.
5. Pas punimeve të prerjeve largoni ashklat e
krijuara.
6. Izoloni sipërfaqet e prera që të jenë rezistente
ndaj nxehtësisë dhe ujit.
→Fig.
24
Përgatitja e mobilies për modalitetin me qarkullim
ajri me kanal qarkullimi
1. Nëse nevojitet, hiqni faqen e pasme të mobilies.
2. Mbani parasysh përmasat përkatëse në rastin e
kombinimit me bërrylin me tub të sheshtë, për
prerjen në faqen e pasme.
→Fig.
26
3. Në modalitetin me qarkullim ajri, realizoni një
vrimë për daljen e ajrit në shiritin e xokolës së
mobilies.
‒ Parashikoni një vrimë për daljen e ajrit me
seksionin tërthor rreth 440cm².
‒ Në mënyrë që rryma e ajrit dhe zhurma të jenë
sa më të ulëta, realizoni vrimën e daljes në
mbulesën e xokolës sa më të madhe të jetë e
mundur.
4. Për të garantuar një funksionim të saktë të
pajisjes, ajrosni planin e gatimit përmes një vrime
për daljen e ajrit me seksion tërthor minimal
200cm² në dollapin e poshtëm.
5. Pas punimeve të prerjeve largoni ashklat e
krijuara.
6. Izoloni sipërfaqet e prera që të jenë rezistente
ndaj nxehtësisë dhe ujit.
→Fig.
24
Përgatitja e mobilies për modalitetin me nxjerrje
ajri
1. Nëse nevojitet, hiqni faqen e pasme të mobilies.
2. Mbani parasysh përmasat përkatëse në rastin e
kombinimit me një bërryl me tub të sheshtë, për
prerjen në faqen e pasme.
→Fig.
27
3. Pas punimeve të prerjeve largoni ashklat e
krijuara.
4. Izoloni sipërfaqet e prera që të jenë rezistente
ndaj nxehtësisë dhe ujit.
→Fig.
24
Montimi i pajisjes
PARALAJMËRIM‒Rrezik lëndimi!
Pjesët që janë të arritshme gjatë montimit mund të
kenë cepa të mprehtë dhe mund të shkaktojnë
lëndime me prerje.
▶
Vishni doreza mbrojtëse
Pajisja është e rëndë.
▶
Për të lëvizur pajisjen duhen 2 persona.
▶
Përdorni vetëm mjete ndihmëse të përshtatshme.
▶
Montoni pajisjen për modalitetin me nxjerrje ajri
→Faqe 30, modalitetin me qarkullim ajri →Faqe
30 ose për modalitetin me qarkullim ajri me
kanal qarkullimi ajri →Faqe 30.
ShënimKjo pajisje është parashikuar vetëm për
montim rrafsh me sipërfaqen.