Operating instructions

- 3 -
Kufizimet e mëposhtëme janë me vend përsa i përket përdorimit
të kësaj njësie ose Adaptorit të Wireless LAN. Duhet të jeni të
ndërgjegjshëm për këto limite përpara se të përdorni këto pajisje.
Panasonic nuk do të jetë përgjegjës në asnjë mënyrë për asnjë
dëmtim incidental që mund të vijë si pasojë e mosbindjes ndaj
këtyre kufizimeve ose të çdo lloj gjëndjeje përdorimi apo keqpër-
dorimi të këtyre pajisjeve.
Të dhënat e transmetuara apo të marra nëpërmjet
valëve radioaktive mund të ndërpriten dhe monitoro-
hen.
Kjo njësi dhe Adaptori Wireless LAN përmbajnë
pjesë elektronike mjaft delikate.
Ju lutemi përdorini këto pajisje në mënyrën që ata janë
projektuar dhe ndiqni pikat e mëposhtëme:
Mos i ekspozoni këto pajisje në temperatura të larta
ose direkt në dritën e diellit.
Mos i përthyeni, mos i bëni subjekte të përplasjeve të forta.
Mbajini këto pajisje larg nga lagështia.
Mos i çmontoni apo tjetërsoni këto pajisje në asnjë mënyrë.
Historia e përdorimit mund të regjistrohet në memorien e
kësaj njësie.
Hedhja e Pajisjeve të vjetra dhe Baterive
vetëm për Bashkimin Europian dhe shtetet
me sisteme riciklimi
Këto simbole në produkte, paketime dhe/ose
dokumentat shoqëruese nënkuptojnë që produktet
elektrike dhe elektronike dhe bateritë nuk duhet të
përzihen me mbetjet e tjera shtëpiake.
Për trajtim të përshtatshëm, rregullim dhe riciklim të
produkteve të vjetra dhe baterive të përdorura, ju
lutemi çojini tek pikat e autorizuara të grumbullimit
në përputhje me legjislacion tuaj shtetëror.
Nga hedhja e duhur e tyre, ju do të ndihmoni në
shpëtimin e burimeve të çmuara dhe të parandaloni
ndonjë efekt negativ të mundshëm mbi shëndetin
njerëzor dhe ambjentin.
Për më shumë informacion rreth grumbullimit dhe
riciklimit, ju lutemi kontaktoni me bashkinë e qytetit
tuaj.
Gjobitje mund të aplikohen për hedhjen e gabuar të
mbetjeve, në përputhje me legjislacion tuaj shtetëror.
Shënim për simbolin e baterisë
(simboli në fund):
Ky simbol mund të përdoret në kombinim me një
simbol kimik. Në këtë rast përshtatet me
kërkesën e vendosur nga Direktiva mbi sub-
stancën kimike të përfshirë.
Lidhja Wireless LAN
[BDT260]
Deklarata e Përshtatshmërisë (DoC)
Nëpërmjet kësaj, “Panasonic Corporation” deklaron që ky
produkt është në përputhje me kërkesat thelbësore dhe dispoz-
itave përkatëse të Direktivës 1999/5/EC.
Klientët mund të shkarkojnë një kopje të origjinalit të DoC për
produktet tona R&TTE nga serveri ynë DoC: http://
www.doc.panasonic.de
Kontaktoni me Përfaqësuesin e Autorizuar:
Panasonic Marketing Europe GmbH, Panasonic Testing Centre,
Winsbergring 15, 22525 Hamburg, Germany
Ky produkt është menduar për konsumatorin e gjerë.
(Kategoria 3) Ky produkt me qëllim për tu lidhur në pikën
hyrëse të 2.4 GHz WLAN.
Për të hedhur ose transferuar këtë njësi
Njësia mund të mbajë informacionet e cilësimeve të përdoruesit
në njësi. Nëse hiqni dorë nga njësia duke e hedhur ose duke e
transferuar, atëherë ndiqni proçedurat për të kthyer të gjitha
cilësimet tek ato të vendosura nga fabrika. (> 28, “Për të kthyer
cilësimet tek ato të vendosura nga fabrika.”)