Operating instructions

2 - Lexoni përpara përdorimit
Konsideroni mjedisin
Hedhja e paketimit
Paketimi i përdorur për të mbrojtur
makinën larëse nga dëmtimet gjatë
transportit është i gjithi i riciklueshëm. Për
informacion rreth riciklimit, kontaktoni au-
toritetet lokale.
Hedhja e mbetjeve të
pajisjeve Elektrike &
Elektronike
Informacion për përdoruesit mbi
hedhjen e mbetjeve të pajisjeve elec-
trike & elektronike (përdoruesit privatë
shtëpiakë)
Ky simbol në produkte dhe/ose doku-
mentat shoqëruese nënkupton që
produktet e përdorura elektrike dhe
elektronike nuk duhet të përzihen me
mbetjet e përgjithshme shtëpiake.
Për trajtimin e duhur, riparimin dhe riciklim-
in e këtyre produkteve ju lutemi ti dërgoni
në pikat e destinuara të grumbullimit, ku do
të pranohen pa pagesë. Në disa shtete,
mund ti ktheni produktet tek shitësi juaj
lokal me mundësinë e blerjes së një pro-
dukti të ri ekuivalent.
Hedhja e duhur e këtij produkti ndihmon
në ruajtjen e burimeve të vyera dhe të
parandalojë efektet e mundshme neg-
ative mbi shëndetin njerëzor që mund të
vijnë nga trajtimi i papërshtatshëm i
mbetjeve. Ju lutemi kontaktoni autoritetet
tuaja lokale për detaje të mëtejshme mbi
pikën më të afërt të hedhjes dhe
grumbullimit të mbetjeve.
Mund të aplikohen ndëshkime për hed-
hjen e pasaktë të këtyre mbetjeve, në
përputhje me legjislacionin kombëtar.
Informacion mbi hedhjen në vendet e
tjera jashtë Bashkimit Europian
Ky simbol është i vlefshëm vetëm në
Bashkimin Europian.
Nëse dëshironi ta hidhni këtë produkt, ju
lutemi kontaktoni autoritetet lokale apo
shitësin e autorizuar për mënyrën korrekte
të hedhjes.
Ngarkesa me rroba miqësore
ndaj ambjentit (Eco-friend-
ly)
- Ruani limitin e ngarkesës për secilin
program.
- Makina larëse rregullon automatikisht
kohën e përdorimit për secilin program
në varësi të ngarkesës.
- Ju duhet të përdorni vetëm larjen
paraprake nëse rrobat tuaja janë të
ndotura rëndë.
- Përdorimi i programit të të pambuktave
60 °C në vënd të programit të të pam-
buktave 90 °C do të kursejë energji
dhe do të heqë njollat normale.
- Për rrobat e ndotura lehtës, përdorimi i
programit të larjes 20 °C në vënd të
programit të shpejtë 40 °C Quick 50 do
të kursejë energji.
Sasia e detergjentit
Përdorni sasinë e duhur të detergjentit
bazuar në udhëzimet në paketimet e de-
tergjentit dhe fortësisë së ujit.
Rregulloni sasinë e detergjentit në varësi
të ndotjes së rrobave.
Kur përdorni tharëse rrobash
Për të kursyer energji, ju lutemi përzgjidhni
programin e duhur të tharjes, sipas udhëz-
imeve në tharësen tuaj të rronave.
Ky produkt përputhet me direktivat
2006/95/EC dhe 2004/108/EC.
NA-107VC5_English_Polish.indb 2 2013-7-24 13:42:22