Operating Instructions

Lexoni përpara përdorimit - 10
Përpara se të filloni të lani
Kontrolli përpara përdorimit
Për përdorimin e parë të pajisjes apo
pas një periudhe të gjatë mos-përdorimi,
kryeni proçedurat e mëposhtëme:
1. Shtrëngoni tubin e furnizimit me ujë.
2. Hapni rubinetin.
3. Lidhni energjinë.
4. Sigurohuni që tubi i furnizimit me ujë të
jetë pozicionuar pranë tubacioneve të
kullimit.
Për më shumë detaje, shihni fq. 39.
Përpara përdorimit të parë
Cilësimi i paracaktuar është programi i
të pambuktave 40 ºC. Për përdorimin e
parë të pajisjes, përdoreni PA detergjent
apo rroba për të shplarë mbetjet apo
lagështinë.
Shënim
Mund të ketë pika uji apo
kondensim në pajisje për shkak të
inspektimit të fabrikës përpara
transportit. Ky nuk është keqfunk-
sionim.
Përgatitja e rrobave.
Klasifikimi i rrobave
- Lexoni etiketat e larjes së rrobave
që iu ndihmojnë të klasifikoni rrobat
në ngarkesa të ndryshme.
- Ndajini rrobat sipas ngjyrave, sipas
llojit të pëlhurës dhe se sa të ndotura
janë. Nëse e bëni këtë do ta keni më
të lehtë të zgjidhni programin e duhur
- Rrobat që lëshojnë bojë gjatë larjes
duhet të lahen veçmas. Lani xhinset
veçmas.
- Duhet të vendosni reçipetat me tela,
getat, veshjet me dantella në një rrjet
larjeje për të mbrojtur rrobat apo pajis-
jen nga dëmtimi.
Trajtimi i njollave
Aplikoni solucionin për heqjen e njollave
në pjesët e njollosura. Për njollat e forta
dhe të ndotura, lani fillimisht me dorë.
Kontrolli i rrobave
- Kontrolloni xhepat e rrobave nuk
përmbajnë objekte mund dëm-
tojnë rrobat apo pajisjen.
- Lidhni lidhëset në rroba dhe mbyllni
zinxhirët. Ktheni nga jashtë rrobat me
pëlhura të përziera dhe zinxhirë.
Përndryshe, rrobat mund të dëmtohen.
- Hiqni qimet, flokët, qimet e kafshëve, rërë
apo ndonjë material tjetër me furçë përpara larjes.
Shënim
Mos lani rrobat që janë shumë të ndotura
me sasi të mëdha të vajit ushqimor dhe
vajit kozmetik (vaj aromatizues etj). Nëse
e bëni, mund të shkaktoni fryrjen e guar-
nicionit të derës, duke shkaktuar rrjedhjen
e ujit dhe duke sjellë keqfunksionime.
NA-140_168_148VG4_WGB_En.indb 11 2013/08/05 13:12:56