Operating Instructions

3 - Lexoni përpara përdorimit
PARALAJMËRIME PËR SIGURINË
Ju lutemi lexoni dhe ndiqni këto paralajmërime për sigurinë.
PARALAJMËRIM
Kjo përshkruan rastet që shkaktojnë vdekje apo
lëndime serioze.
Përdorimi i përgjithshëm
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët
mbi 8 vjeç dhe nga personat me aftësi të
kufizuara fizike, sensore apo mendore apo
mungesë eksperience dhe njohurish nëse
i është dhënë mbikqyrje dhe udhëzim
rreth përdorimit të sigurt të pajisjes dhe
kuptimit të rreziqeve të përfshira.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdorimit nuk
duhet të kryhen nga fëmijët pa mbikqyrje.
- MOS e vendosni një stendë apo karrike
pranë pajisjes.
Fëmijët mund të jenë të aftë të arrijnë
panelin e kontrollit apo të ngjiten mbi pa-
jisje.
- Mbyllni furnizimin me ujë nëse pajisja nuk
do të përdoret për një periudhë të gjatë
kohe, si p.sh gjatë pushimeve. Kjo është
veçanërisht e rëndësishme nëse nuk ka
vend shkarkimi përreth pajisjes.
NA-140_168_148VG4_WGB_En.indb 4 2013/08/05 13:12:53