Operating instructions

Shqip - 10 -
Menyja e shpejtë
Menyja Quick Settings (Cilësimet e shpejta) ju
mundëson të hyni shpejt në disa opsione. Në këtë
meny përfshihet opsionet Power Save Mode
(Modaliteti për kursim energjie), Picture Mode
(Modaliteti i gurës), Equalizer Settings (Cilësimet
e barazuesit), Favourites (Preferencat) dhe Sleep
Timer (Kohëmatësi i kjes). Shtypni butonin Quick
Menu (Menyja e shpejtë) në telekomandë për të
parë menynë e shpejtë. Shihni kapitujt në vijim për
detajet e veçorive të renditura.
Teleteksti
Shtypni butonin Teksti për të hyrë. Shtypeni përsëri
për të aktivizuar modalitetin e kombinuar, i cili ju
mundëson të shihni njëkohësisht faqen e teletekstit
dhe programin në transmetim në TV. Shtypeni
edhe një herë tjetër për të dalë. Nëse disponohet,
seksionet në faqet e teletekstit do të kodohen me
ngjyra dhe mund të zgjidhen duke përdorur butonat
me ngjyra. Ndiqni instruksionet që shfaqen në ekran.
Teleteksti dixhital
Shtypni butonin Teksti për të parë informacionin
e teletekstit dixhital. Përdoreni teletekstin me anë të
butonave me ngjyra, me butonat e kursorit dhe me
butonin OK. Mënyra e përdorimit mund të ndryshojë
në varësi nga përmbajtjet e teletekstit dixhital. Ndiqni
instruksionet që shfaqen në ekranin e teletekstit
dixhital. Kur butoni Teksti shtypet përsëri, televizori
rikthehet në modalitetin e transmetimit televiziv.