Operating instructions

Shqip - 17 -
Kërkimi i përmirësimit të softuerit përmes
ndërfaqes së përdoruesit
Në menynë kryesore zgjidhni Settings (Cilësimet)
dhe më pas Other Settings (Cilësime të tjera).
Shkoni te Software Upgrade (Përmirësimi
i softuerit). Kërkimi në ora 3 dhe mënyra
e përmirësimit
Televizori do të kërkojë për përmirësime të reja
në orën 3:00, nëse opsioni Automatic scanning
(Kërkimi automatik) në menynë Upgrade options
(Opsionet e përmirësimit) është vendosur te
Enabled (Aktivizuar) dhe nëse televizori është
i lidhur me sinjal antene.
Shënim: Nëse televizori nuk ndizet pas një përmirësimi,
hiqni spinën elektrike, prisni për dy minuta dhe pastaj vëreni
spinën prapë.
Zgjidhja e problemeve & këshilla
Televizori nuk ndizet
Sigurohuni që spina e kordonit elektrik është futur
mirë në prizën në mur. Kontrolloni nëse bateritë janë
shkarkuar plotësisht. Shtypni butonin e energjisë në TV.
Figura e dobët
Kontrolloni nëse keni zgjedhur sistemin e saktë të
televizorit.
Nivelet e ulëta të sinjalit mund të shkaktojnë prishje
gurës. Kontrolloni hyrjen e antenës.
Kontrolloni nëse keni futur frekuencën e saktë
të kanalit, nëse keni kryer sintonizim manual të
kanaleve.
• Cilësia e gurës mund të prishet kur në televizor
janë të lidhura njëkohësisht dy pajisje. Në këtë
rast, shkëputni një nga pajisjet.
Nuk ka gurë
Kjo tregon se televizori nuk merr asnjë lloj
transmetimi. Sigurohuni që është zgjedhur burimi i
saktë i hyrjes së sinjalit.
A është lidhur si duhet antena?
A është dëmtuar kablloja e antenës?
• A janë përdorur kokat e sakta për të lidhur
antenën?
Nëse nuk jeni të sigurt, konsultohuni me shitësin.
Nuk ka zë
• Veri koni nëse është heshtur zëri i televizorit.
Shtypni butonin Mute (Hesht) ose rrisni volumin
për të veri kuar këtë problem.
• Zëri mund të dalë vetëm nga një altoparlant.
Kontrolloni cilësimet e balancës nga menyja e zërit.
Telekomanda - nuk punon
Bateritë mund të jenë shkarkuar plotësisht.
Ndërroni bateritë.
Burimet e hyrjes - nuk mund të zgjidhen
Nëse nuk mund të zgjidhni një burim hyrjeje të
sinjalit, ka mundësi që me televizorin të mos jetë
lidhur asnjë pajisje. Nëse jo;
Kontrolloni kabllot AV dhe lidhjet, nëse keni tentuar
të lidhni një pajisje.
Modalitetet tipike të a shimit të hyrjes PC
Tabela në vijim është një ilustrim i disa modaliteteve
tipike të shfaqjes së videove. Televizori mund të mos
i mbështesë të gjitha rezolucionet. Televizori
mbështet deri në rezolucionin 1920×1080.
Indeksi Rezolucioni Frekuenca
1
640×480 60 Hz
2 800×600 56 Hz
3 800×600 60 Hz
4 1024×768 60 Hz
5 1024×768 66 Hz
6 1280×768 60 Hz
7 1280×960 60 Hz
8 1280×1024 60 Hz
9 1360×768 60 Hz
10 1400×1050 60 Hz
11 1600×1200 60 Hz
12 1920×1080 60 Hz
Përputhshmëria e sinjalit HDMI dhe AV
Burimi Sinjalet që mbështeten
Disponohet
EXT (I
JASHTËM)
(SCART)
PAL 50/60 O
NTSC 60 O
RGB 50 O
RGB 60 O
Side AV
PAL 50/60 O
NTSC 60 O
PC/
YPbPr
480I, 480P 60Hz O
576I, 576P 50Hz O
720P 50 Hz, 60 Hz O
1080I 50 Hz, 60 Hz O
1080P 50 Hz, 60 Hz O
HDMI
480I 60Hz O
480P 60Hz O
576I, 576P 50Hz O
720P 50 Hz, 60 Hz O
1080I 50 Hz, 60 Hz O
1080P
24 Hz, 25
Hz, 30 Hz,
50 Hz, 60 Hz
O
(X: Nuk disponohet, O: Disponohet)
Në disa raste, sinjali në televizor mund të shfaqet si duhet.
Problemi mund të vijë nga mospërputhja me standardet nga
pajisja burim (DVD, dekoderi etj.). Nëse hasni një problem të
tillë, kontaktoni me shitësin dhe me prodhuesin e pajisjes burim.