Operating instructions

Shqip - 3 -
Informacioni për sigurinë
KUJDES
RREZIK PËR GODITJE
ELEKTRIKE MOS E HAPNI
KUJDES: PËR TË PAKËSUAR RREZIKUN E GODITJES ELEKTRIKE,
MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME).
BRENDA NUK KA PJESË QË RIPAROHEN NGA PËRDORUESI.
BESOJANI SHËRBIMIN STAFIT TË KUALIFIKUAR TË
SHËRBIMIT.
Mos e përdorni televizorin në kushte ambienti
ekstreme, sepse ky veprim do të dëmtojë televizorin.
Shkëputni televizorin nga rrjeti elektrik në
kushte moti ekstreme (stuhi, vetëtima) dhe gjatë
periudhave të gjata të mospërdorimit (kur shkoni
me pushime). Spina elektrike shërben për të
shkëputur televizorin nga rrjeti elektrik, kështu që
ajo duhet të jetë gjithmonë e gatshme për përdorim.
Kjo shenjë është e pranishme sa herë që ka
një informacion shumë të rëndësishëm për
përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes në
literaturën që e shoqëron atë.
Shënim: Ndiqni instruksionet në ekran për përdorimin
e funksioneve përkatëse.
E RËNDËSISHME - Ju lutemi
lexoni plotësisht këto instruksione
përpara instalimit ose përdorimit
PARALAJMËRIM: Kurrë mos lejoni persona
(përfshirë fëmijët) me aftësi të ku zuara zike,
ndijore ose mendore apo me mungesë përvoje
dhe/ose njohurish, që të përdorin pajisje elektrike
pa mbikëqyrje.
Për qëllime ajrimi, lini një hapësirë të lirë të paktën
10 cm përreth gjithë televizorit.
Mos i bllokoni vrimat e ajrimit.
Mos e vendosni televizorin në sipërfaqe të pjerrët
ose të paqëndrueshme, sepse televizori mund të
përmbyset.
Përdoreni këtë pajisje në ambient me klimë normale.
Spina e kordonit elektrik duhet të jetë lehtësisht e
arritshme. Mos vendosni televizorin apo ndonjë
mobilie mbi kordonin elektrik. Kordoni elektrik/
spina e dëmtuar mund të shkaktojnë zjarr ose
goditje elektrike. Kapeni kordonin elektrik duke e
kapur nga spina, mos e shkëputni televizorin duke
tërhequr kordonin elektrik. Kurrë mos e prekni
kordonin elektrik/spinën me duar të lagura, sepse
kjo mund të shkaktojë qark të shkurtër ose goditje
elektrike. Kurrë mos bëni nyjë në kordonin elektrik
ose mos e lidhni atë me kordonë të tjerë. Kur
dëmtohet, ai duhet ndërruar dhe kjo duhet bërë
vetëm nga staf i kuali kuar.
Mos e përdorni këtë televizor në ambient të lagësht
ose me lagështi. Mbrojeni televizorin nga lëngjet.
Në rast se kasa bie në kontakt me ndonjë lëng,
hiqni menjëherë spinën e televizorit dhe dërgojeni
menjëherë për kontroll te një staf i kuali kuar,
përpara se ta përdorni përsëri.
Mos e ekspozoni televizorin ndaj dritës direkte
të diellit, akëve të hapura ose mos e
vendosni pranë burimeve të nxehtësisë
së lartë, si p.sh. ngrohës elektrikë.
Dëgjimi me volum të lartë nga kufjet mund të
shkaktojë humbje të dëgjimit.
Sigurohuni që mbi televizor nuk është
vendosur asnjë burim i akëve të hapura,
si p.sh. qirinj të ndezur.
Për të parandaluar lëndimet, ky televizor duhet
mbërthyer në mënyrë të sigurt në mur duke
ndjekur me kujdes instruksionet (nëse disponohet
ky opsion).
Me raste, mbi ekran mund të shfaqen disa pikëza
joaktive në formën e pikave kse me ngjyrë blu,
jeshile ose të kuqe. Ju lutemi të mbani parasysh
se kjo nuk ndikon në funksionimin e produktit. Bëni
kujdes të mos e gërvishtni ekranin me thonj ose
me objekte të tjera të forta.
Përpara pastrimit, shkëputni spinën e televizorit
nga priza elektrike në mur. Për pastrim përdorni
vetëm një leckë të butë e të thatë.
Paralajmërim
Lëndim serioz ose rrezik
vdekjeje
Rrezik për goditje
elektrike
Rrezik nga tensioni i rrezikshëm
për jetën
Kujdes
Rrezik lëndimi ose i dëmtimit
të pronës
E rëndësishme
Përdorimi i sistemit në mënyrë
të saktë
Shënim Tregimi i shënimeve shtesë
Shënimet në produkt
Simbolet e mëposhtme përdoren mbi produkt si
shënues për ku zimet, masat e kujdesit dhe instruksionet
e sigurisë. Çdo shpjegim duhet marrë në konsideratë
kur produkti mban vetëm shënimin përkatës. Për arsye
sigurie ky informacion duhet mbajtur shënim.
Pajisje e klasës II: Kjo pajisje është projektuar
në mënyrë të tillë që nuk ka nevojë për lidhje
mbrojtëse në tokëzimin elektrike.
Pajisje e klasës II me tokëzim funksional:
Kjo pajisje është projektuar në mënyrë të
tillë që nuk ka nevojë për lidhje mbrojtëse
në tokëzimin elektrike, dhe lidhja e tokëzimit
përdoret për qëllime funksionale.
Lidhje mbrojtëse me tokën: Terminal
i shënuar është menduar për lidhjen e
përcjellësit mbrojtës të tokëzimit, që shoqëron
me rrjetin e ushqimit elektrik.
Terminal i rrezikshëm me tension:
Terminali(et) me këtë shenjë janë me tension të
rrezikshëm në gjendje pune normale.
Kujdes, shihni instruksionet e përdorimit:
Zona(t) e shënuara me këtë simbol përmban
(përmbajnë) bateritë që ndërrohen nga
përdoruesi.
Produkt laser i klasës 1: Ky
produkt përmban burim laseri
të klasës 1, i cili është i sigurt
në kushtet e përdorimit që
parashikohen në mënyrë logjike.