Operating instructions

Shqip - 4 -
PARALAJMËRIM
Mos e gëlltitni baterinë, rrezik djegieje
kimike (Aksesorët e furnizuar ose)
ky produkt mund të përmbajë një bateri
të vogël petë. Nëse kjo bateri gëlltitet, ajo
mund të shkaktojë djegie të brendshme të
rënda në vetëm 2 orë dhe kjo mund të çojë
edhe në vdekje.
Mbani larg fëmijëve bateritë e reja dhe të
përdorura.
Nëse ndarja e baterisë nuk mbyllet në
mënyrë të sigurt, ndaloni përdorimin
e produktit dhe mbajeni larg fëmijëve.
Nëse mendoni se bateritë mund të jenë
gëlltitur ose janë vendosur brenda ndonjë
pjese të trupit, kërkoni menjëherë këshillim
mjekësor.
PARALAJMËRIM
Mos e vendosni kurrë një televizor në një
vend të paqëndrueshëm. Televizori mund
të rrëzohet duke shkaktuar lëndim personi
ose vdekje. Shumë lëndime, veçanërisht të
fëmijëve, mund të shmangen duke marrë
disa masa të thjeshta, si p.sh.:
Përdorni mbajtëse ose bazamentet që
rekomandohen nga prodhuesi i televizorit.
Përdorni vetëm mobilie që e mbajnë në
mënyrë të sigurt televizorin.
• Sigurohuni që televizori nuk është zgjatur
jashtë buzës së mobilies që e mban atë.
Mos e vendosni televizorin mbi të gjitha
llojet e mobilieve (për shembull dollap
ose raft librash) pa e mbërthyer mobilien
dhe televizorin në një vend mbajtës të
përshtatshëm.
Edukoni fëmijët për rreziqet e ngjitjes
mbi mobilie për të arritur televizorin ose
butonat e tij.
Nëse e ruani dhe e zhvendosni televizorin tuaj
ekzistues, atëherë janë të vlefshme të njëjtat
sugjerime që përmenden më lart.
Mirëmbajtja
llim hiqni spinën nga priza e rrjetit elektrik.
Ekrani, kasa, bazamenti
Kujdesi i zakonshëm:
Fshini lehtë sipërfaqen e ekranit, të kasës ose
bazamentin duke përdorur një leckë të butë për të
pastruar pluhurin ose shenjat e gishtave.
Për njolla të forta:
1. llim pastroni pluhurin në sipërfaqe.
2. Lagni një leckë të butë me ujë të pastër ose me
detergjent neutral të holluar (1 pjesë detergjent
në 100 pjesë ujë).
3. Shtrydhni leckën fort. (Mbani parasysh, mos
lejoni futjen e lëngut brenda në televizor, sepse
kjo mund të shkaktojë prishjen e produktit.)
4. Fshini me kujdes lagështinë dhe pastaj fshini
njollën e fortë.
5. Në fund, fshini mirë të gjithë lagështinë.
Kujdes
Mos përdorni leckë të ashpër ose mos e fërkoni
sipërfaqen shumë fort, sepse mund të shkaktoni
gërvishtje të sipërfaqes.
Mos përdorni mbi sipërfaqe largues insektesh,
tretës, hollues ose substanca të tjera të
avullueshme. Këto mund të prishin cilësinë
e sipërfaqes ose të bëjnë që boja të ripet.
• Sipërfaqja e ekranit ka një trajtim të veçantë dhe
mund të dëmtohet lehtë. Mos e prekni ose mos e
gërvishtni sipërfaqen me thonj ose me objekte të
tjera të forta.
Mos lejoni kontaktin e kasës ose të bazamentit
për një kohë të gjatë me një material gome ose
lënde plastike. Këto mund të prishin cilësinë
e sipërfaqes.