Operating instructions

Shqip - 6 -
Informacioni për mjedisin
Ky televizor është projektuar që të jetë miqësor ndaj
mjedisit. Për të zvogëluar konsumin energjisë, mund
të ndiqni këto hapa:
Nëse te Power Save Mode (Modaliteti për kursim
energjie) zgjidhni Eco (Ekologjik), televizori kalon
në modalitetin që kursen energji. Cilësimet e Power
Save Mode (Modaliteti për kursim energjie) i gjeni
në seksionin ‘Picture’ (Figura) të menysë kryesore.
Mbani parasysh se disa cilësime të gurës nuk do të
jenë të disponueshme për t'u ndryshuar.
Nëse shtypet butoni majtas kur është i zgjedhur
opsioni Eco (Ekologjik) ose butoni djathtas kur është
i zgjedhur opsioni Disabled (Çaktivizuar), në ekran
shfaqet mesazhi “Screen will be off in 15 seconds.
(Ekrani do të ket për 15 sekonda). Zgjidhni Proceed
(Vazhdo) dhe shtypni OK për ta kur ekranin
menjëherë. Nëse nuk shtypni asnjë buton, ekrani do
ket për 15 sekonda. Shtypni një buton çfarëdo në
telekomandë ose në TV për ta ndezur përsëri ekranin.
Shënim: Nëse opsioni Mode (Modaliteti) në menynë Picture
(Figura) është vendosur te Dynamic (Dinamik), Power Save
Mode (Modaliteti për kursim energjie) caktohet si Disabled
(Çaktivizuar) dhe nuk mund të ndryshohet.
Kur televizori nuk përdoret, kni televizorin me çelës
ose hiqni spinën elektrike të tij. Edhe ky veprim
pakëson gjithashtu konsumin e energjisë.
Njoftimet në gjendje gatishmërie
1. Nëse televizori nuk merr sinjal hyrës për 5
minuta (p.sh. nga antena ose nga burimi HDMI),
ai kalon në gjendje gatishmërie. Kur ju e ndizni
përsëri më pas, shfaqet mesazhi i mëposhtëm:
“TV switched to stand-by mode automatically
because there was no signal for a long
time.” (TV kaloi automatikisht në gjendje
gatishmërie, sepse nuk pati sinjal për një
kohë të gjatë.) Shtypni OK për të vazhduar.
2. Nëse televizori është i ndezur dhe nuk përdoret
për një kohë të gjatë, ai kalon në gjendje
gatishmërie. Kur ju e ndizni përsëri më pas,
shfaqet mesazhi i mëposhtëm: “TV switched
to stand-by mode automatically because no
operation was made for a long time.” (TV
kaloi automatikisht në gjendje gatishmërie,
sepse nuk u bë asnjë veprim për një kohë të
gjatë.) Shtypni OK për të vazhduar.
Veçoritë
TV me ngjyra me telekomandë
TV me dixhital tokësor/kabllor plotësisht të
integruar (DVB-T/C)
Hyrje HDMI për të lidhur pajisje të tjera në folenë HDMI
• Hyrje USB
Sistem me meny të a shuar në ekran (OSD)
• Fole Scart për pajisje të jashtme (si lexues DVD,
PVR, video lojëra etj.)
Sistem audio stereo
• Teletekst
Lidhje për kufje
Sistem automatik programimi
• Sintonizim manual
Fikje automatike totale pas deri në gjashtë orë.
• Kohëmatës për kjen
Bllokim për fëmijët
Heshtje automatike e zërit kur nuk ka transmetim.
Luajtje në format NTSC
• AVL (Ku zim automatik i volumit)
PLL (Kërkim i frekuencave)
• Hyrje PC
Modalitet për lojëra (Opsional)
Aksesorët e përfshirë
Telekomanda
Bateritë: 2 × AAA
• Manual instruksionesh
Bazament i çmontueshëm
Vida për montimin e bazamentit (M4 × 12)
Butonat e komandimit dhe përdorimi i televizorit
1. Drejtimi lart
2. Drejtimi poshtë
3. Çelësi i zgjedhjes së programit / volumit / AV /
gatishmërisë
Butoni i komandimit ju mundëson të komandoni
funksionet e volumit/programeve/ burimit dhe të
gatishmërisë së televizorit.
Ndryshimi i volumit: Rritni volumin duke e shtyrë
butonin lart. Ulni volumin duke e shtyrë butonin poshtë.
Ndryshimi i kanalit: Shtypni butonin në mes dhe në
ekran shfaqet shiriti i informacioneve të kanaleve.
Lëvizni midis kanaleve të ruajtura duke e shtyrë
butonin lart ose poshtë.
Ndryshimi i burimit: Shtypni dy herë në mes butonin dhe
në ekran shfaqet lista e burimeve. Lëvizni midis burimeve
në dispozicion duke e shtyrë butonin lart ose poshtë.
Fikja e televizorit: Shtypni poshtë mesin e butonit
dhe mbajeni shtypur për pak sekonda, dhe televizori
kalon në modalitetin e gatishmërisë.