Operating instructions

Shqip - 7 -
Përdorimi me telekomandë
Shtypni butonin Menu (Menyja) në telekomandë që
të hapet pamja e menysë kryesore. Përdorni butonin
Majtas ose Djathtas për të zgjedhur një skedë të
menysë dhe shtypni OK për të hyrë në të. Përdorni
butonin Majtas / Djathtas / Lart / Poshtë për të zgjedhur
ose për të vendosur një element të menysë. Shtypni
butonin Return/Back (Kthehu/Prapa) ose butonin
Menu (Menyja) për t'u larguar nga një pamje e menysë.
Pasi të keni lidhur sistemet e jashtme, ju mund të
zgjidhni burimet e ndryshme të hyrjes së sinjalit.
Shtypni disa herë butonin Source (Burimi)
telekomandë për të zgjedhur burimet e ndryshme.
Ju mund ta ndërroni kanalin dhe të rregulloni
volumin duke përdorur në telekomandë butonat
Volumi +/- dhe Programi +/-.
Vendosja e baterive në telekomandë
Ngrini kapakun në pjesën e pasme dhe hiqeni me
kujdes. Futni dy bateri AAA. Sigurohuni që shenjat
(+) dhe (-) të përkojnë (shikoni polaritetin e saktë).
Vendosni sërish në vend kapakun.
Lidhja e energjisë elektrike
E RËNDËSISHME: Televizori është projektuar
të punojë në një prizë me 220-240V AC, 50 Hz.
Pas nxjerrjes nga kutia, lëreni televizorin të arrijë
temperaturën e ambientit të dhomës përpara se
ta lidhni me rrjetin elektrik. Futni spinën e kordonit
elektrik në prizën e rrjetit.
Lidhja e antenës/kabllos
Lidhni kokën e kabllos së antenës ose të televizorit
në folenë e futjes së antenës (ANT) që ndodhet në
pjesën e pasme të televizorit.
Deklaratë
DEKLARATË PËR MARKAT TREGTARE
Termat HDMI dhe High-De nition Multimedia
Interface, dhe logoja HDMI janë marka tregtare ose
marka të regjistruara tregtare të kompanisë HDMI
Licensing LLC në SHBA dhe në vendet e tjera.
Prodhuar me licencë nga Dolby Laboratories.
Dolby dhe simboli me dy D janë marka tregtare të
kompanisë Dolby Laboratories.
Asgjësimi i pajisjeve të vjetra dhe i baterive
Vetëm për Bashkimin Evropian dhe shtetet
me sisteme riciklimi
Këto simbole mbi produkte, ambalazh
dhe/ose në dokumentet shoqëruese
tregojnë se pajisjet elektronike dhe
elektrike dhe bateritë e përdorura nuk
duhen përzier me mbetjet e zakonshme
të shtëpisë.
Për trajtimin e duhur, rikuperimin dhe
riciklimin e produkteve të vjetra dhe të
baterive, jeni të lutur t'i dorëzoni ato në
pikat e autorizuara të grumbullimit, në
përputhje me legjislacionin kombëtar.
Duke i hedhur ato në mënyrën e duhur,
ju do të ndihmoni në ruajtjen e burimeve
të çmueshme dhe në parandalimin
e ndikimeve të mundshme negative në
shëndetin e njerëzve dhe në mjedis.
Për më shumë informacion rreth
grumbullimit dhe riciklimit kontaktoni me
autoritetet vendore.
Parashikohen dhe mund të aplikohen
sanksione kur këto mbetje nuk hidhen
në mënyrën e duhur dhe në përputhje
me legjislacionin kombëtar.
Shënim për simbolin e baterisë
(simboli poshtë):
Ky simbol mund të përdoret në
kombinim me një simbol kimik. Në këtë
rast, ai është në përputhje me kërkesën
e përcaktuar nga direktiva për
substancën kimike në fjalë.
Përfaqësues i autorizuar:
Panasonic Testing Centre
Panasonic Marketing Europe GmbH
Winsbergring 15, 22525 Hamburg, Germany
Faqja e internetit: http://www.panasonic.com