Operating instructions

Shqip - 9 -
Telekomanda
(*) MY BUTTON 1 (BUTONI IM 1):
Ky buton mund të ketë një funksion të paracaktuar në varësi
nga modeli. Megjithatë, ju mund të caktoni një funksion të
veçantë në këtë buton, duke e mbajtur atë shtypur për pesë
sekonda kur jeni në burimin ose kanalin që dëshironi. Në
ekran shfaqet një mesazh kon rmimi. Pas kësaj, Butoni im
1 është i lidhur me funksionin e përzgjedhur.
Mbani parasysh se nëse kryeni First Time Installation
(Instalimi për herë të parë), Butoni im 1 do të rikthehet në
funksionin e tij të paracaktuar.
1. Gatishmëria: Ndez dhe k televizorin
2. Butonat me numra: Ndërrojnë kanalet, fusin një numër
ose një shkronjë në kutitë e tekstit në ekran.
3. TV: Shfaq listën e kanaleve / bën kalimin në burimin
e hyrjes TV
4. Hesht: Heq plotësisht volumin e zërit të televizorit
5. Volumi +/-
6. Menu (Menyja): Hap menynë e televizorit
7. Butonat e navigimit: Ndihmojnë për të naviguar
nëpër meny, në përmbajtje etj. dhe hapin nënfaqet në
modalitetin TXT kur shtypet butoni djathtas ose majtas
8. OK: Kon rmon zgjedhjet e përdoruesit, ndalon faqen
(në modalitetin TXT), shfaq listën e kanaleve (në
modalitetin DTV)
9. Back/Return (Prapa/Kthehu): Rikthen në pamjen
e mëparshme, hap faqen e indeksit (në modalitetin TXT)
10. Lexuesi i medias: Hap pamjen e ekranit të lexuesit të
medias
11. Info: Shfaq në ekran informacion rreth përmbajtjes,
tregon informacionin e fshehur (zbulim - në modalitetin
TXT)
12. Butoni im 1 (*)
13. Butonat me ngjyra: Ndiqni instruksionet në ekran për
funksionet e çdo butoni me ngjyrë
14. Language (Gjuha): Bën ndryshimin midis modaliteteve
të tingullit (tek TV analog), shfaq dhe ndryshon gjuhën
e audios/titrave (tek TV dixhital, kur disponohet)
15. Titrat: Aktivizon dhe çaktivizon titrat (kur disponohen)
16. Kthim prapa me shpejtësi: Kthen mbrapa kuadrot te
media, p.sh. kuadrot e lmit
17. Nuk ka asnjë funksion
18. Luaj: Fillon të luajë median e zgjedhur
19. Stop: Ndalon median që është duke u luajtur
20. Kalim përpara me shpejtësi:
Çon përpara kuadrot te
media, p.sh. kuadrot e lmit
21. Pauzë: Vendos në pauzë median që është duke
u luajtur
22. Ekrani: Ndryshon raportin e formatit të pamjes
23. Tekst: Hap teletekstin (kur disponohet), shtypeni përsëri
për ta vendosur teletekstin mbi një gurë normale
transmetimi (e kombinuar)
24. Nuk ka asnjë funksion
25. EPG (Guida elektronike e programeve): Hap guidën
elektronike të programeve
26. Exit (Dil): Mbyll dhe ju nxjerr nga menytë e hapura ose
ju rikthen në pamjen e mëparshme të ekranit
27. Quick Menu (Menyja e shpejtë): Hap një listë menysh
për akses të shpejtë
28. Nuk ka asnjë funksion
29. Programi +/-
30. Shkëmbimi: Bën ndërrimin e shpejtë midis kanalit të
mëparshëm dhe aktual ose midis burimit të mëparshëm
dhe atij aktual
31. Burimi: Shfaq të gjitha burimet e disponueshme të
transmetimit dhe të përmbajtjeve