Operating instructions

Shqip - 84 -
Mirëmbajtja
Në llim hiqni spinën nga priza e rrjetit kryesor.
Paneli i Ekranit, Kasa, Piedestali
Kujdesi i zakonshëm:
Fshijeni me kujdes sipërfaqen e panelit të ekranit,
kasën dhe piedestalin me një rrobë të butë për të
hequr papastërtitë ose shenjat e gishtave.
Për papastërtitë e ashpra:
1. Në llim pastroni pluhurin nga sipërfaqja.
2. Lagni një rrobë të butë me ujë të pastër ose
detergjent neutral të holluar (detergjenti me ujë
në raportin 1:100).
3. Shtrydheni mirë rrobën. (Kini parasysh që
të mos lejoni që lëngjet të hyjnë brenda në
televizor, pasi mund të shkaktojnë defekte të
produkt.)
4. Fshini me kujdes dhe pastroni papastërtitë e
ashpra.
5. Në fund fshini lagështinë.
Kujdes
Mos përdorni një rrobë të ashpër dhe mos e fërkoni
fort sipërfaqen, pasi kjo mund të shkaktojë gërvishtje
në sipërfaqe.
Tregoni kujdes që të mos përdorni në sipërfaqe
substanca si solucione kundër insekteve, tretës,
hollues ose substanca të tjera të avullueshme. Kjo
gjë mund të dëmtojë cilësinë e sipërfaqes ose të
shkaktojë heqjen e bojës.
Sipërfaqja e panelit të ekranit është e trajtuar në
një mënyrë të veçantë dhe mund të dëmtohet me
lehtësi. Tregoni kujdes që të mos e godisni ose
gërvishtni sipërfaqen me thua ose me objekte të
tjera të forta.
Mos lejoni që kasa dhe piedestali të jenë në kontakt
me substanca PVC ose gome për një kohë të gjatë.
Kjo mund të dëmtojë cilësinë e sipërfaqes.
Spina elektrike
Fshijeni rregullisht spinën elektrike me një rrobë të
thatë.
Lagështia dhe pluhurat mund të shkaktojnë zjarr ose
goditje elektrike.
Montimi / Heqja e Piedestalit
Përgatitjet
Nxirreni piedestalin(ët) dhe televizorin nga kutia e
paketimit dhe vendoseni televizorin mbi një tavolinë
pune me panelin e ekranit të kthyer përmbys mbi një
rrobë të pastër dhe të butë (batanije, etj.)
Përdorni një tavolinë të rrafshët dhe të qëndrueshme,
më të madhe se televizori.
Mos e mbani në duar pjesën e panelit të ekranit.
Sigurohuni që të mos e gërvishtni apo thyeni
televizorin.
Montimi i piedestalit
1. Vendoseni mbështetësen(et) mbi modelin
e montimit të mbështetëses(eve) në anën e
pasme të televizorit.
2. Futni vidhat e përfshira (M4 x 12) dhe
shtrëngojini lehtë deri sa mbështetësja të
ksohet mirë.
Heqja e piedestalit nga televizori
Sigurohuni që ta hiqni piedestalin në mënyrën e
mëposhtme kur përdorni një kapëse për ta varur në
mur ose kur e paketoni televizorin përsëri.
Vendoseni televizorin mbi një tavolinë pune me
panelin e ekranit përmbys mbi një rrobë të pastër
dhe të thatë. Lëreni mbështetësen(et) të qëndrojë
e dalë në anën e sipërfaqes.
Zhvidhosni vidhat që e mbajnë mbështetësen(et)
të ksuar.
Hiqeni mbështetësen(et).