Operating instructions

Konfigurimi Automatik i herës së parë
Kur televizori të ndizet për herë të parë, ai do të kërkojë
vetë për kanalet televizive në dispozicion dhe do t'ju
japë opsionet për konfigurimin e tij.
●
Këto hapa nuk janë të nevojshme nëse konfigurimi
është bërë nga shitësi juaj vendor.
●
Ju lutemi t'i keni mbaruar të gjitha lidhjet (fq. 10 - 13)
dhe konfigurimet (nëse është e nevojshme) e pajisjeve
të lidhura përpara se të filloni me Konfigurimin
Automatik. Për informacion rreth konfigurimeve të
pajisjeve të lidhura, lexoni udhëzuesit e pajisjeve.
1 Futeni spinën e televizorit në prizë
dhe ndizeni.
●
Do të kalojnë disa sekonda derisa të ndizet ekrani.
2
Përzgjidhni elementët e mëposhtëm
Konfiguroni çdo element duke ndjekur udhëzimet në ekran.
Shembull:
Please select your viewing environment.
Home
Si të përdorni telekomandën
Lëvizni Kursorin
Shop
Përzgjidhni elementin / ruajini konfigurimet
Kthehuni tek elementi i mëparshëm (nëse ka)
Përzgjidhni gjuhën
Përzgjidhni [Home]
Përzgjidhni [Home] për përdorim në një mjedis shtëpiak.
●
[Shop] është për ekspozim në dyqan.
●
Për ta ndryshuar më vonë mjedisin e të parit, njësisë
duhet t'i rikthehen të gjitha konfigurimet në gjendjen
fillestare duke hyrë në Shipping Condition (Kushtet e
Dorëzimit).
Konfiguroni lidhjen me rrjetin
Përzgjidhni shtetin tuaj
●
Në varësi të shtetit që do të përzgjidhni, përzgjidhni
rajonin tuaj ose vendosni PIN-in e kujdesit
prindëror(“0000” nuk mund të vendoset).
Zgjidhni modalitetin "tune" për sinjalin televiziv
dhe pastaj zgjidhni [Start Auto Setup] -
[Fillo Konfigurimin Automatik]
:tune (kërkon gjithë kanalet e disponueshme)
:skip tuning (kapërcen sintonizimin)
●
Fusha e Konfigurimit Automatik ndryshon në varësi të
shtetit dhe modalitetit të përzgjedhur të sinjalit.
●
[Konfigurimet e Rrjetit DVB-C]
Zakonisht [Frequency] (Frekuenca) dhe [Network ID]
(ID e Rrjetit) vendosen në [Auto]. Nëse [Auto] nuk
shfaqet, ose nëse është e nevojshme, vendosni
Frekuencën dhe ID e Rrjetit që ju janë caktuar nga
kompania kabllore me butonat numerikë.
Konfigurimi Automatik tashmë ka përfunduar
dhe televizori është gati për t'u përdorur.
Nëse sintonizimi ka dështuar, kontrolloni kabllin RF
dhe lidhjen me rrjetin, dhe pastaj ndiqni udhëzimet në ekran.
Shënim
●
Televizori kalon në modalitetin e gatishmërisë kur nuk
ndërmerret asnjë veprim për 4 orë, nëse [Auto
Standby] (Gatishmëri Automatike) në Timer Menu
(Menuja e Kohuesit) është vendosur në [On].
●
Televizori kalon në Modalitetin e gatishmërisë kur
nuk merr asnjë sinjal dhe nuk ndërmerret asnjë
veprim për 10 minuta nëse [No signal Power off]
(Fikje kur nuk ka sinjal) në Timer Menu (Menuja e
Kohuesit) është vendosur në [On].
Për të risintonizuar gjithë kanalet
[Auto Setup] në [Tuning Menu] (Setup Menu) -
[Konfigurimi Automatik] në [Menuja e Sintonizimit]
(Menuja e Konfigurimit)
Për ta shtuar më vonë modalitetin e sinjalit televiziv
[Add TV Signal] në [Tuning Menu] (Setup Menu) -
[Shto Sinjal TV] në [Menuja e Sintonizimit] (Menuja e
Konfigurimit)
Për t'i rikthyer të gjitha konfigurimet në gjendjen fillestare
[Shipping Condition] në [System Menu] (Setup Menu) -
[Kushtet e Dorëzimit] në [Menuja e Sistemit] (Menuja e
Konfigurimit)
Shqip
19