Operating instructions

Pyetjet më të shpeshta
Përpara se të kërkoni shërbim ose ndihmë, ju lutem ndiqni
këto udhëzime të thjeshta për ta zgjidhur problemin.
●
Për më shumë hollësi referojuni [eHELP] (Support >
FAQs) (Ndihmë > Pyetjet më të shpeshta).
Televizori nuk ndizet
●
Kontrolloni nëse kablli i fuqisë është futur në televizor
dhe në prizë.
Televizori kalon në modalitetin e gatishmërisë.
●
Funksioni për gatishmërinë automatike është aktiv.
Telekomanda nuk punon ose punon me ndërprerje
●
A janë vendosur siç duhet bateritë? (fq. 15)
●
A është ndezur televizori?
●
Bateritë mund të jenë shkarkuar. Zëvendësojini ato
me të reja.
●
Drejtojeni telekomandën drejt marrësit të sinjalit të
telekomandës (brenda një largësie prej 7m dhe me
një kënd 30° nga marrësi i sinjalit të telekomandës).
●
Vendoseni televizorin larg nga drita e diellit ose nga
burime të tjera drite të fortë, që ato të mos ndriçojnë
mbi marrësin e sinjalit të telekomandës.
Nuk shfaqet asnjë imazh
●
Kontrolloni që televizori të jetë ndezur.
●
Kontrolloni nëse kablli i fuqisë është futur në televizor
dhe në prizë.
●
Kontrolloni nëse keni zgjedhur Modalitetin e duhur të hyrjes.
●
Kontrolloni nëse konfigurimet e [AV] ([COMPONENT] /
[VIDEO]) në [Input Selection] (Zgjedhjen e Hyrjes)
përputhen me sinjalin në dalje të pajisjeve të jashtme.
●
A janë vendosur në vlerën minimale [Backlight] (Drita e
Sfondit), [Contrast] (Kontrasti), [Brightness] (Drita) ose
[Colour] (Ngjyra) në Picture Menu (Menunë e Figurës)?
●
Kontrolloni që gjithë kabllot e nevojshme të jenë
vendosur fort në vend.
Shfaqet një imazh i pazakontë
●
Ky televizor ka një vetëtestim të integruar. Bën një
diagnozë të problemeve me imazhin ose zërin.
[Vetëtestimi i TV] (Menuja e Ndihmës)
●
Fikeni çelësin për Ndezjen / Fikjen e plotë të televizorit,
pastaj ndizeni prapë.
●
Nëse problemi vazhdon, rikthejini të gjitha konfigurimet
në gjendjen fillestare.
[Kushtet e Dorëzimit] në [Menuja e Sistemit]
(Menuja e Konfigurimit)
Imazhi ose zëri nga pajisjet e jashtme është i
pazakontë kur pajisja lidhet me HDMI
●
Vendosni [Konfigurimet Automatike HDMI] (Menuja e
Konfigurimit) në [Modaliteti 1]
(fq. 12)
Disa pjesë të televizorit nxehen.
●
Disa pjesë të televizorit mund të nxehen. Këto rritje
të temperaturës nuk përbëjnë asnjë problem në
lidhje me perfomancën apo cilësinë.
Kur shtyhet me gisht, paneli i ekranit lëviz pak dhe
bën një zhurmë
●
Ka një hapësirë të vogël rrotull panelit për të
parandaluar dëmtimet e mundshme. Ky nuk është
keqfunksionim.
Shqip
21