Operating Instructions

Mirëmbajtja
Në fillim hiqeni kordonin elektrik nga
priza.
Paneli i Ekranit, Kabineti, Bazamenti
Përkujdesja e rregullt:
Fshijeni lehtë sipërfaqen e panelit, kabinetit ose
bazamentit të ekranit duke përdorur një leckë të butë
për të hequr papastërtitë ose shenjat e gishtave.
Për papastërti të vështira:
(1) Në fillim pastroni sipërfaqen nga pluhurat.
(2) Njomni një leckë të butë me ujë të pastër ose
me pastrues neutral të holluar (përqëndrim 1%).
(3) Shtrydheni fort leckën. (Ju lutemi vini re: mos i
lejoni lëngjet të hyjnë në brendësi të televizorit,
pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim të produktit.)
(4) Lageni me kujdes me leckë dhe pastroni papastërtinë
e vështirë.
(5) Së fundmi, largojeni gjithë lagështinë me një leckë.
Kujdes
●
Mos përdorni leckë të fortë dhe mos e fërkoni shumë
fort sipërfaqen, përndryshe kjo mund të shkaktojë
gërvishtje në sipërfaqe.
●
Kujdesuni që të mos bien në sipërfaqe ilaçe kundër
insekteve, zbutës, hollues apo substanca të tjera të
avullueshme. Këto mund të shkaktojnë prishjen e
cilësisë së sipërfaqes ose rënien e bojës.
●
Sipërfaqja e ekranit ka trajtim të veçantë dhe mund të
dëmtohet lehtë. Kujdesuni të mos trokisni lehtë mbi
sipërfaqe apo ta gërvishtni atë me thonj ose me
objekte të tjera të forta.
●
Mos e lejoni kabinetin dhe bazamentin të jenë në
kontakt për një kohë të gjatë me substanca gome apo
plastikë PVC. Kjo mund ta prishë cilësinë e
sipërfaqes.
Spina e kordonit elektrik.
Pastrojeni rregullisht kokën e spinës me leckë të thatë.
Lagështia dhe pluhuri mund të shkaktojnë zjarr ose
shok elektrik.
dhënat teknike
Televizori
Nr. i modelit të
Modeli 40-inç :
TX-40DX653E
Modeli 49-inç :
TX-49DX653E
Modeli 55-inç :
TX-55DX653E
Përmasat (Gjerësi × Gjatësi × Trashësi)
Modeli 40-inç
904 mm × 573 mm × 364 mm (Bashkë me Bazamentin)
905 mm × 521 mm × 49 mm (vetëm televizori)
Modeli 49-inç
1 106 mm × 699 mm × 364 mm (Bashkë me Bazamentin)
1 106 mm × 646 mm × 66 mm (vetëm televizori)
Modeli 55-inç
1 244 mm × 776 mm × 364 mm (Bashkë me Bazamentin)
1 244 mm × 723 mm × 69 mm (vetëm televizori)
Pesha
Modeli 40-inç
14.0 kg Neto (Bashkë me Bazamentin)
12.0 kg Neto (vetëm televizori)
Modeli 49-inç
18.0 kg Neto (Bashkë me Bazamentin)
16.0 kg Neto (vetëm televizori)
Modeli 55-inç
21.0 kg Neto (Bashkë me Bazamentin)
18.0 kg Neto (vetëm televizori)
Rrjeti elektrik
AC 220-240 V, 50 / 60 Hz
Ekrani
Ekran LED LCD
Zëri
Dalja e altoparlantit
20 W (10 W + 10 W)
Kufjet
M3 (3.5 mm) stereo mini Jack × 1
19
Shqip