Operating Instructions

Shqip
3
Njoftim i rëndësishëm
Njoftim për DVB/Transmetimin e të
dhënave/ Funksionet IPTV
●
Ky televizor është projektuar për të përmbushur standartet
e shërbimeve dixhitale tokësore (që prej Gushtit, 2015) të
DVB-T / T2 (MPEG2, MPEG4- AVC(H.264) dhe MPEG
HEVC(H.265)), shërbimet dixhitale kabllore DVB-C
(MPEG2, MPEG4- AVC(H.264) dhe MPEG HEVC(H.265))
dhe shërbimet dixhitale satelitore DVB-S (MPEG2,
MPEG4-AVC(H.264) dhe MPEG HEVC(H.265)).
Këshillohuni me shitësin vendor për disponueshmërinë e
shërbimeve DVB-T / T2 ose DVB-S në zonën tuaj.
Këshillohuni me ofruesin e shërbimit kabllor për
disponueshmërinë e shërbimeve DVB-C në lidhje me
këtë televizor.
●
Ky televizor mund mos punojë siç duhet me një
sinjal nuk i përmbush standartet e DVB-T / T2,
DVB-C ose DVB-S.
●
Jo të gjitha funksionet janë të disponueshme, kjo në
varësi të qytetit, zonës, transmetuesit, ofruesit të
shërbimit, mjedisit satelitor dhe mjedisit të rrjetit.
●
Jo të gjitha modulet CI funksionojnë siç duhet me këtë
televizor. Këshillohuni me ofruesin tuaj të shërbimit për
modulet e disponueshme CI.
●
Ky televizor mund të mos punojë siç duhet me një
modul CI që nuk është miratuar nga ofruesi i shërbimit.
●
Mund të aplikohen tarifa shtesë në varësi të
ofruesit të shërbimit.
●
Nuk garantohet përputhshmëria me shërbimet e ardhshme.
Panasonic nuk garanton funksionimin dhe performacën
e pajisjeve periferike të prodhuara nga prodhues të
tjerë; dhe ne refuzojmë çdo përgjegjësi ose dëmtim që i
vjen funksionimit dhe/ose performacës së produktit nga
përdorimi i pajisjeve periferike të prodhuesve të tjerë.
Regjistrimi dhe riprodhimi i materialeve në këtë pajisje apo
në pajisje të tjera mund të kërkojë marrjen e lejes nga
zotëruesi i të drejtës së autorit apo të drejtave të tjera në
lidhje me atë material. Panasonic nuk ka asnjë autoritet në
dhënien e lejes dhe nuk jua jep atë leje, si dhe hedh
poshtë në mënyrë të qartë çdo të drejtë, mundësi apo
qëllim për të marrë një leje të tillë në emrin tuaj. Është
përgjegjësia juaj të siguroheni që përdorimi i kësaj pajisjeje
apo ndonjë pajisjeje tjetër është në përputhje me
legjislacionin e të drejtës së autorit në vendin tuaj. Ju lutem
referojuni atij legjislacioni për më shumë informacion për
ligjet dhe rregulloret përkatëse ose kontaktoni zotëruesin e
të drejtave të materialit që doni të regjistroni apo ripordhoni.
Ky produkt është licensuar në bazë të licensës së
portofolit të patentës AVC për përdorim personal, pa
qëllime përfitimi, nga klienti për të (i) koduar videon në
përputhje me Standartin AVC ("Video AVC") dhe/ose (ii)
dekoduar videon AVC që është koduar nga një klient i
përfshirë në një aktivitet personal dhe jo tregtar, dhe/ose
që është marrë nga një ofrues videosh i licensuar për
ofrimin e videove AVC. Asnjë licensë nuk jepet dhe as
nëkuptohet të jepet për ndonjë përdorim tjetër.
Mund të merrni informacion nga MPEG LA, LLC.
Vizitoni faqen e internetit http://www.mpegla.com.
Transportojeni vetëm në pozicion vertikal.
Kjo shenjë tregon se kutia e produktit ka izolim të
dyfishtë.
Kjo shenjë tregon se produkti vepron nën
tensionin AC (alternativ).