Operating Instructions

Zhvendosja e televizorit
Kujdes
Para se të zhvendosni telvizorin, shkëpusni të gjitha kabllot.
●
Duhen të paktën dy njerëz për ta zhvendosur televizorin.
Mbështeteni televizorin siç paraqitet më poshtë, për të
parandaluar dëmtime që mund të shkaktohen nga animi
ose pesha e televizorit.
Kur nuk përdoret për një kohë të gjatë
Kujdes
Ky televizor do të vazhdojë të harxhojë energji
elektrike edhe kur është i fikur, për sa kohë që spina
kryesore është në prizë.
●
Hiqeni spinën nga priza kur televizori nuk përdoret
për një periudhë kohe të gjatë.
Volumi i lartë
Kujdes
●
Mos i ekspozoni veshët tuaj
ndaj volumit të lartë të kufjeve.
Mund të shkaktohen dëmtime
të pakthyeshme.
●
Nëse dëgjoni një zhurmë daulleje në veshët tuaj, uleni
volumin ose mos i përdorni përkohësisht kufjet.
Bateritë për telekomandën
Kujdes
●
Vendosja e gabuar mund të shkaktojë rrjedhje të
baterive, gërryerje dhe shpërthim.
●
Zëvendësojini vetëm me bateri të të njëjtit lloj ose
ekuivalente.
●
Mos i vendosni bashkë bateritë e vjetra me të rejat.
●
Mos i vendosni bashkë bateritë e llojeve të ndryshme
(si për shembull bateritë alkaline me bateritë magnezite)
●
Mos përdorni bateri të rikarikueshme. (Ni-Cd, etj.).
●
Mos i digjni dhe as mos i hapni bateritë.
●
Mos i ekspozoni bateritë ndaj nxehtësisë së tepërt si,
ndaj dritës së diellit, zjarrit dhe të tjerave si këto.
●
Sigurohuni që i keni vendosur bateritë siç duhet.
●
Hiqini bateritë nga njësia kur nuk do i përdorni për një
periudhë të gjatë kohe për të parandaluar rrjedhjen e
baterive, gërryerjen dhe shpërthimin e tyre.
Televizori LED
Deklarata e Pajtueshmërisë (DoC)
“Me anë të këtij dokumenti, Panasonic Corporation
deklaron që ky televizor është në përputhje me
kërkesat thelbësore dhe dispozitat e tjera përkatëse të
Direktivës 1999/5/EC.”
Nëse doni të merrni një kopje origjinale të Deklaratës
së Pajtueshmërisë së këtij televizori, ju lutemi të vizitoni
faqen e mëposhtme të internetit:
http://www.ptc.panasonic.eu/doc
Përfaqësuesi i autorizuar:
Qendra e Testimit Panasonic
Panasonic Marketing Europë GmbH
Winsbergring 11, D-22525 Hamburg, Gjermani
Ky televizor është caktuar për përdorim në shtetet e mëposhtme.
Shqipëri, Andorra, Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci,
Qipro, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë,
Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Islandë, Letoni,
Litenshtajn, Lituani, Luksenburg, Maltë, Monako, Mal i
Zi, Hollandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani,
Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Turqi,
Maqedoni.
Kjo pajisje mund të funksionojë dhe në shtetet jo
europiane.
Funksioni i rrjetit wireless LAN të këtij televizori duhet
të përdoret vetëm brenda ndërtesave.
6
Shqip