Operating Instructions

Për të parandaluar
përhapjen e zjarrit,
mbajini gjatë gjithë
kohës qirinjtë apo
burimet e tjera të
flakëve të hapura, larg
nga ky produkt.
Asfiksimi / Rreziku i Asfiksimit
Paralajmërim
●
Paketimi i këtij produkti mund të shkaktojë asfiksim
dhe disa pjesë të tij janë të vogla dhe mund të
përfaqësojnë një rrezik mbytjeje për fëmijët e vegjël.
Mbajini këto pjesë larg fëmijëve të vegjël.
Bazamenti
Paralajmërim
●
Mos e çmontoni dhe as mos e modifikoni bazamentin.
Kujdes
●
Mos përdorni bazament tjetër përveç atij të dhënë
bashkë me këtë televizor.
●
Mos e përdorni bazamentin nëse shtrembërohet apo
dëmtohet. Në këtë rast, kontaktoni menjëherë
shitësin më të afërt të Panasonic.
●
Gjatë montimit, sigurohuni që të gjitha vidat të jenë
të shtrënguara fort.
●
Sigurohuni që televizori të mos pësojë ndonjë
goditje gjatë montimit të bazamentit.
●
Sigurohuni që fëmijët të mos ngjiten mbi bazament.
●
Montojeni ose lëvizeni televizorin nga bazamenti
me të paktën 2 persona.
●
Montojeni ose lëvizeni televizorin në bazë të
procedurës së dhënë.
Valët radio
Paralajmërim
●
Mos e përdorni televizorin në institucione mjekësore
apo vende me pajisje mjekësore. Valët radio mund
të interferojnë me pajisjet mjekësore dhe mund të
shkaktojnë aksidente për shkak të keqfunksionimit.
●
Mos e përdorni televizorin afër ndonjë pajisjeje të
kontrolluar automatikisht si dyert automatike ose
alarmet e zjarrit. Valët radio mund të interferojnë me
pajisjet e kontrolluara automatikisht dhe mund të
shkaktojnë aksidente për shkak të keqfunksionimit.
●
Qëndroni paktën 15 cm larg nga televizori nëse
keni një stimulues kardiak. Valët radio mund
interferojnë në funksionimin e stimuluesit.
●
Mos e çmontoni dhe as mos e ndryshoni në asnjë
mënyrë televizorin.
Rrjeti i integruar wireless LAN
Kujdes
●
Mos e përdorni rrejtin e integruar wireless LAN për t'u
lidhur me ndonjë rrjet wireless (SSID*) në të cilin nuk
keni të drejta përdorimi. Rrjete të tilla mund të
shfaqen nga kërkimet e bëra. Megjithatë, përdorimi i
tyre mund të konsiderohet i paligjshëm.
*
SSID është një emër për identifikimin e një rrjeti të
veçantë wireless për transmetim.
●
Mos e ekspozoni rrjetin e integruar wireless LAN ndaj
temperaturave të larta, dritës së diellit ose ndaj lagështisë.
●
Të dhënat që transmetohen dhe merren përmes
valëve radio mund të zbulohen dhe të monitorohen.
●
Rrjeti i integruar wireless LAN përdor brezin e
frekuencave 2.4 GHz dhe 5 GHz. Për të shmangur
keqfunksionimin ose reagimin e ngadaltë të shkaktuar
nga interferenca e valëve radio kur përdorni rrjetin e
integruar wireless LAN, mbajeni televizorin larg nga
pajisjet e tjera që përdorin sinjale 2.4 GHz dhe 5 GHz, si
për shembull pajisjet e tjera wireless LAN, furrat me
mikrovalë dhe telefonat celularë.
●
Kur ndodhin probleme për shkak të energjisë
elektrike statike, etj., televizori mund të ndalojë punën
për t'u mbrojtur. Në këtë rast, fikeni televizorin
përmes çelësit kryesor të ndezjes / fikjes së ushqyesit
dhe më pas ndizeni përsëri.
Ajrimi
Kujdes
Lejoni një hapësirë të mjaftueshme (të paktën 10 cm)
përreth televizorit për të ndihmuar në parandalimin e
nxehtësisë së tepërt, që mund të sjellë prishjen e
parakohshme të disa komponentëve elektronikë.
(cm)
10
10
10
10
●
Ajrimi nuk duhet të
pengohet duket mbuluar
hapësirat e ajrimit me
objekte si gazeta, mbulesa
tavoline dhe perde.
●
Pavarësisht nëse përdorni një bazament ose jo,
sigurohuni gjithnjë që vrimat e ajrimit në fundin
e televizorit të mos jenë të bllokuara dhe të ketë
hapësirë të mjaftueshme për të lejuar ajrimin e
duhur.
Shqip
5