Instruksionet e përdorimit Syzet 3D Nr. i modelit TY-ER3D4ME TY-ER3D4SE Ky produkt nuk mund dhe nuk duhet përdorur si syze dielli.
Ju falënderojmë për blerjen e këtij produkti Panasonic. ● Përpara përdorimit të këtij produkti, sigurohuni të lexoni seksionet “Masat paraprake të sigurisë” dhe “Masat për përdorimin” ( faqja 2 - 6). ● Përpara përdorimit të këtij produkti, ju lutemi të lexoni me kujdes instruksionet dhe ta ruani këtë manual për përdorim në të ardhmen. Këto syze 3D mund të përdoren për televizor Panasonic HD që mbështet teknologjinë 3D dhe teknologjinë me valë Bluetooth® dhe që kanë logon e treguar më poshtë.
Në çdo kohë mbani larg syzet 3D me shumë se 22 cm (9 inç) larg nga implanti i stimuluesit kardiak ose nga pajisje të tjera mjekësore të ngjashme të implantuara. Valët radio të syzeve 3D mund të ndikojë në funksionimin e stimuluesit kardiak të implantuar ose të pajisjeve të tjera të ngjashme. Disassembly Mos çmontoni ose mos modifikoni syzet 3D. Kur ta hidhni këtë produkt, shikoni seksionin “Asgjësimi” ( faqja 10) dhe çmontojeni në mënyrën e duhur për të hequr baterinë e karikueshme.
Bëni një pushim 30 - 60 minuta pasi keni parë materiale 3D në pajisje interaktive, si p.sh. lojërat ose kompjuterët 3D. Bëni kujdes të mos goditni aksidentalisht ekranin e televizorit ose personat përreth. Kur përdorni syze 3D, distanca midis përdoruesit dhe ekranit mund të perceptohet në mënyrë të gabuar. Syzet 3D duhen vendosur për të parë vetëm materiale 3D. Mos e anoni kokën dhe/ose syzet 3D ndërkohë që shihni imazhe 3D.
Hiqni syzet 3D përpara se të lëvizni përreth për të parandaluar rrëzimin ose plagosjen aksidentale. Përdorini syzet 3D vetëm për qëllimin e synuar dhe për asgjë tjetër. Mos i përdorni syzet 3D nëse ato kanë dëmtime fizike. Ndaloni menjëherë përdorimin e syzeve 3D nëse ndodh ndonjë problem ose defekt. Ndaloni menjëherë përdorimin e syzeve 3D nëse keni ndonjë skuqje, dhimbje ose irritim të lëkurës përreth hundës ose në tëmtha.
● Kufizimi i përdorimit Për përdorim vetëm në shtetin tuaj. ● Rrezja e përdorimit Rrezja e përdorimit është deri në rreth 3,2 m. Kjo rreze mund të jetë edhe më e vogël në varësi nga struktura e ndërtesës, mjedisi dhe ndonjë pengesë midis marrësit dhe transmetuesit. Këto pengesa, si p.sh. muret me betonarme dhe në veçanti dyert metalike, pengojnë sinjalet e transmetuesit.
Identifikimi i komandave ● Çelësi i ndezjes/fikjes ● Llamba treguese ● Foleja e karikimit (DC IN) ● Çelësi i ndezjes/fikjes ON/OFF (Ndezja/fikja) Rrëshqitni çelësin në pozicionin ON/OFF (Ndezur/fikur) për ta ndezur/ fikur njësinë. MODE (Modaliteti) Rrëshqitni një herë çelësin në pozicionin MODE (Modaliteti) për të bërë ndryshimin e modalitetit midis 3D dhe 2D. • 2D: Shihni një imazh 3D në format 2D.
Statusi i llambës treguese Llamba treguese Statusi Ndriçon në ngjyrë të kuqe për 2 sekonda kur ndizet Nivel baterie i mjaftueshëm Pulson 5 herë në ngjyrë të kuqe kur ndizet Nivel baterie i ulët Pulson në mënyrë të alternuar në ngjyrë të kuqe dhe jeshile Është duke u kryer regjistrimi Pulson në ngjyrë jeshile një herë në çdo 2 sekonda Është duke u rilidhur me televizorin Ndriçon në ngjyrë jeshile për 3 sekonda Regjistrimi ose rilidhja ka përfunduar me sukses.
2. Rrëshqitni çelësin nga pozicioni OFF (Fikur) në pozicionin ON (Ndezur). Syzet 3D do të ndizen dhe do të nisë regjistrimi. Vendosni syzet 3D në një distancë nën 50 cm larg nga televizori kur regjistrimi të jetë duke u kryer. 3. Drita jeshile LED ndriçon për 3 sekonda në syzet 3D kur regjistrimi përfundon me sukses. Pas regjistrimit të parë, syzet 3D do të lidhen automatikisht me televizorin kur syzet 3D ndizen pranë televizorit në modalitetin 3D.
Asgjësimi Në syzet 3D është integruar një bateri polimere e karikueshme me jone litiumi. Ju lutemi hidheni atë sipas rregulloreve lokale. Kur ta hidhni këtë produkt, çmontojeni në mënyrën e duhur duke ndjekur procedurën në faqen tjetër dhe hiqni baterinë e brendshme të karikueshme. Mos e çmontoni këtë produkt përveç rastit kur do ta hidhni atë. Rrezik Meqë bateria e karikueshme është specifike për këtë produkt, mos e përdorni atë për ndonjë pajisje tjetër. Mos e karikoni baterinë e hequr.
Paralajmërim Vendoseni baterinë e hequr, vidat ose ndonjë objekt tjetër në një vend larg fëmijëve. Gëlltitja aksidentale e një objekti të tillë mund të ketë ndikim negativ në trup. ● Nëse mendoni se një objekt i tillë është gëlltitur, konsultohuni menjëherë me një mjek. Në rast rrjedhjeje lëngu nga bateria, ndiqni masat e mëposhtme dhe mos e prekni lëngun me duar të pambrojtura. Lëngu që futet në sy mund të shkaktojë humbje të shikimit.
2. Përkulni skeletin nga brenda dhe shkëputeni atë nga mbulesa anësore. ● Nëse keni vështirësi për ta shkëputur, futni një kaçavidë me kokë të sheshtë (minus ) për ta hapur atë. 3. Nxirrni jashtë baterinë dhe shkëputeni nga syzet 3D duke prerë telat një nga një me gërshërë. ● Izoloni majat e telave të baterisë së hequr me izolant ngjitës. Bateria • • 12 SHËNIM Bëni kujdes kur kryeni këtë punë që të mos lëndoheni vetë. Mos e dëmtoni ose mos e zbërtheni baterinë.
Zgjidhja e problemeve/ Pyetje & përgjigje Në fillim shikoni pikat më poshtë. Nëse nuk e zgjidhni dot problemin, kontaktoni me dyqanin ku keni blerë produktin. Syzet 3D nuk mund të regjistrohen me televizorin. ► A i mbështet televizori këto syze 3D? Përdorini këto syze 3D me televizorët që përputhen. ( faqja 2) ► A lejuat të kalojnë më shumë se 30 sekonda pasi e vendosët njësinë në modalitetin e regjistrimit të pajisjes? Regjistrimi nis automatikisht nëse ju lejoni të kalojnë më shumë se 30 sekonda.
Bateria nuk karikohet ose koha e përdorimit është e shkurtër gjatë karikimit. ► A është lidhur saktë kablloja e karikimit? Sigurohuni që kablloja e karikimit është lidhur saktë. ► A është i fikur televizori? Ndizni televizorin dhe pas kësaj do të fillojë karikimi. ► Bateria ka arritur fundin e jetës së vet të punës. Nëse koha e funksionimit është shumë e shkurtër edhe kur bateria është e karikuar, bateria ka arritur fundin e jetës së saj të punës.
Dimensionet (nuk përfshijnë pjesën e hundëzave) Modelet TY-ER3D4ME TY-ER3D4SE Gjerësia 167,7 mm 160,5 mm Lartësia 42,2 mm 42,2 mm Gjatësia e përgjithshme 170,7 mm 167,6 mm Pesha Rreth 27 g Rreth 27 g *1 Koha e funksionimit/Koha e karikimit • Bateria dobësohet pas përdorimit të përsëritur dhe koha e funksionimit në fakt vjen duke u shkurtuar. Vlerat më lart janë në gjendjen e dërgimit nga fabrika dhe nuk janë garanci për performancën.
Informacion rreth asgjësimit për përdoruesit e pajisjeve të vjetra elektrike dhe elektronike (familjet private) Ky simbol mbi produkte dhe/ose në dokumentet shoqëruese tregon se pajisjet e përdorura elektronike dhe elektrike nuk duhen përzier me mbetjet e zakonshme të shtëpisë. Ju lutemi ta hidhni këtë artikull vetëm në vendet e përcaktuara kombëtare të grumbullimit të mbetjeve elektronike dhe jo koshat e zakonshëm të plehrave.