User Guide

Table Of Contents
4
Konfigurimi
4.1
Lexoni për sigurinë
Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni
televizorin.
Për të lexuar udhëzimet, te Ndihma > Manuali i
përdorimit, shtypni tastin me ngjyrë Termat dhe
kërkoni Siguria dhe kujdesi.
4.2
Vendosja e televizorit
Këshilla mbi vendosjen
• Pozicionojeni televizorin në vende ku drita nuk bie
drejtpërdrejt në ekran.
• Errësoni ndriçimin në dhomë për efekt më të mirë të
"Ambilight".
• Distanca ideale për të parë televizor është 2 deri në
5 herë sa gjatësia diagonale e ekranit. Kur jeni të ulur,
sytë duhet të jenë në një nivel me mesin e ekranit.
• Kur e montoni në mur, pozicionojeni televizorin deri
në 15 cm larg murit.
Shënim:
Mbajeni televizorin larg burimeve që prodhojnë
pluhur, si p.sh. sobat. Sugjerohet t'i pastroni rregullisht
pluhurat për të shmangur futjen e tij në televizor.
Bazamenti i televizorit
Udhëzimet për montimin e bazamentit të televizorit
mund t'i gjeni në udhëzuesin e shpejtë që vjen me
televizorin. Në rast se ju ka humbur ky udhëzues,
mund ta shkarkoni nga www.philips.com/TVsupport.
Përdorni numrin e modelit të televizorit për të kërkuar
e shkarkuar Udhëzuesin e shpejtë.
Montimi në mur
Televizori është i përgatitur për suport muri (shitet
veçmas).
Madhësia e suportit të murit mund të ndryshojë në
varësi të mbështetëses së prapme, shihni Udhëzuesin
e shpejtë në paketimin e produktit për të parë
madhësinë që i përkon televizorit tuaj.
Përdorni dimensionin e mëposhtëm të montimit në
mur kur blini suportin e murit.
• 32PFS6908
100x100, M4 (min.: 9 mm, max: 11 mm)
Kujdes
Montimi i televizorit në mur kërkon ekspertizë dhe
duhet të kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar.
Montimi i televizorit në mur duhet të përmbushë
standardet e sigurisë sipas peshës së televizorit.
Gjithashtu, lexoni masat paraprake të sigurisë para
pozicionimit të televizorit.
"TP Vision Europe B.V." nuk mban përgjegjësi për
montimin e pasaktë apo montime të tjera që mund të
shkaktojnë aksident ose lëndim.
4.3
Ndezja e televizorit
Lidhja e kordonit elektrik
• Futni kordonin elektrik në folenë POWER në pjesën
e pasme të televizorit.
• Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë futur mirë në
fole.
• Sigurohuni që mund ta arrini gjithmonë spinën te
priza në mur.
• Kur hiqni kordonin nga priza, tërhiqni gjithmonë
spinën dhe asnjëherë kordonin.
10