User Guide

Table Of Contents
të drejtave dixhitale).
5.5
Pajisja e zërit
HDMI ARC
HDMI ARC (Audio Return Channel;kanali i kthimit të
zërit) ka vetëm HDMI 1 në televizor.
Nëse edhe pajisja, zakonisht sistem kinemaje (HTS),
ka lidhje "HDMI ARC", lidheni me ndonjë nga lidhjet
HDMI në televizor. Me lidhjen "HDMI ARC" nuk është
e nevojshme të lidhni kabllo shtesë audioje që dërgon
zërin e figurës së televizorit drejt sistemit të kinemasë.
Lidhja "HDMI ARC" i kombinon të dy sinjalet.
Dalja e zërit dixhital - Optike
Dalja e audios - Optike është lidhje zëri e cilësisë së
lartë.
Kjo lidhje optike mund të transmetojë audio
5.1-kanalëshe. Nëse pajisja juaj, zakonisht sistemi i
kinemasë (HTS), nuk ka lidhje HDMI ARC, mund ta
përdorni këtë lidhje me lidhjen Dalja e audios - Optike
në HTS. Lidhja Dalja e audios - Optike e dërgon zërin
nga televizori në HTS.
Kufjet
Mund të lidhni një palë kufje në lidhjen në pjesën
anësore të televizorit. Lidhja është minifole 3,5 mm.
Volumin e kufjeve mund ta rregulloni veçmas.
5.6
Pajisja celulare
Pasqyrimi i ekranit
Rreth pasqyrimit të ekranit
Mund të shikoni fotografitë ose të luani muzikë dhe
video nga pajisja celulare në televizor me pasqyrimin
e ekranit. Pajisja celulare dhe televizori duhet të jenë
brenda rrezes, që zakonisht do të thotë që të jenë në
të njëjtën dhomë.
13