User Guide

Table Of Contents
kanal dhe shtypni OK. Mund të jepni vetë një
frekuencë për të gjetur një kanal ose të lini ta kërkojë
televizori. Shtypni OK, zgjidhni Kërkim dhe
shtypni OK për të kërkuar automatikisht një
kanal. Kanali i gjetur do të shfaqet në ekran dhe nëse
marrja është e dobët, shtypni sërish Kërkim. Nëse
dëshironi ta ruani kanalin, zgjidhni Fund dhe
shtypni OK.
Sintonizimi
Për të sintonizuar një kanal, zgjidhni Sintonizimi dhe
shtypni OK. Mund të sintonizoni kanalin
me ose .
Nëse dëshironi ta ruani kanalin e gjetur,
zgjidhni Fund dhe shtypni OK.
Ruajtja
Kanalin mund ta ruani në numrin aktual të kanalit ose
në një numër të ri.
Zgjidhni Ruajtja dhe shtypni OK. Numri i kanalit të ri
do të shfaqet shkurtimisht.
Këto hapa mund t'i kryeni sërish derisa të keni gjetur
të gjitha kanalet e ofruara analoge.
Satelitori
Kërkimi për satelitorin dhe cilësimet e tij
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i
kanaleve > Instalimi i satellitëve > Kërko për
satelitin
Riinstalimi i të gjitha kanaleve
(Kreu) > Cilësimet > Instalimi i
kanaleve > Instalimi i satelitëve > Kërko për
satelitin > Riinstalo kanalet
• Zgjidhni grupin e kanaleve që dëshironi të instaloni.
• Operatorët satelitorë mund të ofrojnë paketa që
përmbledhin kanale të hapura (transmetime falas)
dhe mundësojnë një renditje në përshtatje me shtetin
përkatës. Disa satelitë ofrojnë paketa abonimi - një
përmbledhje kanalesh me pagesë.
Lloji i lidhjes
Zgjidhni numrin e satelitëve që dëshironi të instaloni.
Televizori e cakton automatikisht llojin e
përshtatshëm të lidhjes.
Deri në 4 satelitë - Mund të instaloni deri në 4
satelitë (4 koka LNB) në televizor. Zgjidhni numrin e
saktë të satelitëve që dëshironi të instaloni në fillim të
instalimit. Kjo do ta shpejtonte instalimin.
Unicable - Për të lidhur antenën parabolike me
televizorin mund të përdorni një sistem "Unicable". Në
fillim të instalimit mund të zgjidhni "Unicable" për 1
ose 2 satelitë.
Cilësimet e kokës LNB
Në disa shtete, mund të rregulloni cilësimet për
përdoruesit ekspertë për transponderët lokalizues
dhe çdo kokë LNB. Përdorini ose ndryshojini këto
cilësime vetëm nëse nuk bëhet dot instalimi normal.
Këto cilësime mund t'i përdorni për të anuluar ato
normale nëse keni pajisje jostandarde satelitore. Disa
operatorë mund t'ju japin disa vlera transponderi ose
koke LNB të cilat mund t'i vendosni këtu.
• Universale ose rrethore - Lloji i përgjithshëm i kokës
LNB, zakonisht mund të zgjidhni këtë lloj për kokën
tuaj LNB.
• Frekuenca e ulët LO / Frekuenca e lartë LO
- Frekuencat e oshilatorit lokal caktohen në vlerat
standarde. Rregullojini vlerat vetëm në rast pajisjesh
të posaçme që kërkojnë vlera të ndryshme.
• Toni 22 kHz - Në cilësimin bazë, "Toni" është i
caktuar në "Automatik".
• Energjia e kokës LNB - Në cilësimin bazë, energjia e
kokës LNB është e caktuar në "Automatik".
Kërkimi automatik i kanaleve
(Kreu) > Cilësimet > Instalimi i
kanaleve > Instalimi i satelitëve > Përditësimi
automatik i kanaleve
Nëse merrni kanale dixhitale, mund ta caktoni
televizorin që ta përditësojë automatikisht listën me
kanalet e reja.
Përndryshe, mund ta bëni vetë.
Përditësimi automatik i kanaleve
Televizori i përditëson kanalet një herë në ditë, në
orën 06:00 dhe ruan kanalet e reja. Kanalet e reja
ruhen në listën "Të gjitha kanalet", por edhe në listën
"Kanalet e reja". Kanalet boshe do të hiqen.
Me ndezjen e televizorit shfaqet një mesazh nëse
gjenden kanale të reja ose nëse kanalet janë
përditësuar ose hequr. Për të bërë përditësimin
automatik të kanaleve, televizori duhet të jetë në
modalitet pritjeje.
* Ofrohet vetëm kur Lista e kanaleve satelitore është
caktuar në Nga një paketë e renditur
Mesazhi i përditësimit të kanaleve
(Kreu) > Cilësimet > Instalimi i
satelitëve > Instalimi i satelitëve > Mesazhi i
përditësimit të kanaleve
Me ndezjen e televizorit shfaqet një mesazh nëse
gjenden kanale të reja ose nëse kanalet janë
përditësuar ose hequr. Për të shmangur shfaqjen e
këtij mesazhi pas çdo përditësimi të kanaleve, mund
ta çaktivizoni.
20