User Guide

Table Of Contents
Opsioni i përditësimit automatik
(Kreu) > Cilësimet > Instalimi i
kanaleve > Instalimi i satelitëve > Opsioni i
përditësimit automatik
Çzgjidhni një satelit nëse nuk doni ta përditësoni
automatikisht.
* Ofrohet vetëm kur Lista e kanaleve
satelitore është e caktuar në Nga një paketë e
renditur
Instalimi manual
(Kreu) > Cilësimet > Instalimi i
kanaleve > Instalimi i satelitëve > Instalim manual
Instalimi manual i satelitit.
• LNB - Zgjidhni kokën LNB për të cilën dëshironi të
shtoni kanale të reja.
• Polarizimi - Zgjidhni polarizimin që ju nevojitet.
• Modaliteti i shpejtësisë së modulimit - Zgjidhni
"Manual" për të caktuar shpejtësinë e modulimit.
• Frekuenca - Jepni frekuencën e transponderit.
• Kërkim - Kërkimi për transponder.
Modulet satelitore CAM
Nëse për shikimin e kanaleve satelitore përdorni
modul CAM (për hyrje të kushtëzuar me kartë "Smart")
ju rekomandojmë që instalimin e satelitëve ta kryeni
me modulin CAM të vendosur në televizor.
Shumica e moduleve CAM përdoren për të dekoduar
kanalet.
Modulet CAM (CI+ 1.3 me profil operatori), mund të t'i
instalojnë vetë të gjitha kanalet në televizor. Moduli
CAM ju fton të instaloni satelitët dhe kanalet. Ato jo
vetëm që instalojnë dhe dekodojnë kanalet, por
kryejnë edhe përditësimet e rregullta të tyre.
Kopjimi i listës së kanaleve
Hyrje
Kopjimi i listës së kanaleve dhe Kopjimi i listës së
satelitëve synohen për shitësit dhe përdoruesit
ekspertë..
Me funksionin Kopjimi i listës së kanaleve/Kopjimi i
listës së satelitëvekanalet e instaluara në televizor
mund t'i kopjoni drejt një televizori tjetër "Philips" të
së njëjtës gamë. Me funksionin "Kopjimi i listës
satelitore", mund të shmangni kërkimin e tepruar të
kanaleve, duke ngarkuar në televizor një listë
kanalesh të paracaktuara.
Kushtet
• Të dy televizorët i përkasin të njëjtit vit prodhimi.
• Të dy televizorët kanë të njëjtin lloj hardueri. Lloji i
harduerit kontrollohet te pllaka e llojit të televizorit në
pjesën e pasme të tij.
• Të dy televizorët kanë versione të pajtueshme
softueri.
• Përdorni njësi "Flash USB" prej së paku 1 GB.
Kopjimi i një liste kanalesh, kontrolli i versionit të saj
Kopjimi i një liste kanalesh në njësinë "Flash USB"
Për të kopjuar listën e kanaleve…
1 - Ndizni televizorin. Televizori duhet të ketë kanale
të instaluara.
2 - Futni një njësi USB në portën USB 2*.
3 - Zgjidhni (Kryefaqja) > Cilësimet
> Kanalet > Kopjimi i listës së kanaleve ose Kopjimi
i listës së satelitëve dhe shtypni OK.
4 - Zgjidhni Kopjim në USB dhe shtypni OK.
5 - Pas përfundimit të kopjimit, hiqeni njësinë "Flash
USB".
Tani mund ta ngarkoni listën e kopjuar e kanaleve
drejt një televizori tjetër "Philips".
* Shënim: vetëm porta USB që ka shënimin USB 2
mbështet veprimin e kopjimit të listës së kanaleve.
Kontrolli i versionit të listës së kanaleve
(Kryefaqja) > Cilësimet > Kanalet > Kopjimi i
listës së kanaleve ose Kopjimi i listës së satelitëve
> Versioni aktual
Ngarkimi i një liste kanalesh
Drejt televizorëve të painstaluar
Në varësi të instalimit ose jo të televizorit, për të
ngarkuar listën e kanaleve duhet të përdoret një
mënyrë tjetër.
Drejt një televizori ende të painstaluar
1 - Për të filluar instalimin, futeni televizorin në prizë
dhe zgjidhni gjuhën e shtetin. Mund ta anashkaloni
kërkimin e kanaleve. Përfundoni instalimin.
2 - Lidhni njësinë "Flash USB" që përmban listën e
kanaleve të televizorit tjetër.
3 - Për të nisur ngarkimin e listës së kanaleve,
zgjidhni (Kryefaqja) > Cilësimet
> Kanalet > Kopjimi i listës së kanaleve ose Kopjimi
i listës satelitore > Kopjo në televizor dhe shtyp OK.
Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
4 - Televizori do t'ju njoftojë nëse lista e kanaleve
kopjohet me sukses në televizor. Hiqni njësinë "Flash
USB".
21