User Guide

Table Of Contents
Zgjedhja e filtrit të kanaleve
1 - Shtypni , për të kaluar te televizori.
2 - Shtypni Lista e kanaleve për të hapur listën e
kanaleve.
3 - Shtypni OPTIONS > Dixhital/analog,
hapura/të koduara
4 - Zgjidhni një nga kombinimet e kanaleve që
shfaqen në listë.
Krijimi ose modifikimi i listës së kanaleve të
preferuara
> OK > OPTIONS > Krijo listën e
preferencave
Zgjidhni një kanal dhe shtypni OK për ta shtuar në
listën e kanaleve të preferuara dhe pasi të keni
përfunduar, shtypni Fund.
> OK > OPTIONS > Modifiko preferencat
Zgjidhni një kanal dhe shtypni OK për ta shtuar apo
hequr nga një listë kanalesh të preferuara dhe pasi të
keni përfunduar, shtypni Fund.
Zgjedhja e vargut të kanaleve
> OK > OPTIONS > Zgjidh diapazonin e
kanaleve
Zgjidhni një diapazon të kanaleve në listën e
kanaleve. Shtypni OK për të shënuar fillimin e
diapazonit dhe më pas shtypni përsëri OK për të
përfunduar zgjedhjen e diapazonit. Kanalet e
zgjedhura do të shënohen si preferenca.
Zgjedhja e listës së kanaleve
> OK > OPTIONS > Zgjidh listën e
kanaleve
Zgjidhni një nga listat e kanaleve që renditen sipas
llojeve të ndryshme të kanaleve.
Kërkimi i kanaleve
> OK > OPTIONS > Kërko kanal
Mund të kërkoni një kanal për ta gjetur në një listë të
gjatë kanalesh. Kërkimi do të nxjerrë emrin e kanalit
që përputhet, me rezultate të renditura sipas rendit
alfabetik.
1 - Shtypni , për të kaluar te televizori.
2 - Shtypni Lista e kanaleve për të hapur listën e
kanaleve.
3 - Shtypni OPTIONS > Kërko kanal, dhe
shtypni OK për të hapur tastierën në ekran.
4 - Përdorni tastet e shfletimit për të zgjedhur një
germë, më pas shtypni OK.
5 - Zgjidhni Enter kur të përfundoni futjen e emrit.
6 - Shtypni Kthehu për të mbyllur listën e
kanaleve.
Kyçja ose shkyçja e kanaleve
> OK > OPTIONS > Kyç kanalin, Shkyç
kanalin
Kanalet mund t'i kyçni për të parandaluar shikimin
nga fëmijët. Për të parë një kanal të kyçur, fillimisht
duhet të jepni kodin PIN 4-shifror të funksionit Kyçja
për fëmijët. Programet nuk i kyçni dot nga pajisjet e
lidhura.
Kanali i kyçur do të ketë përbri stemës së kanalit.
Heqja e listës së preferencave
> OK > OPTIONS > Hiq listën e
preferencave
Për të hequr një listë ekzistuese preferencash,
zgjidhni Po.
7.4
Kanalet e preferuara
Rreth kanaleve të preferuara
Mund të krijoni një listë me kanale të preferuara e cila
mban vetëm kanalet që dëshironi të shikoni. Kur
zgjidhni listën e kanaleve të preferuara, kanalet e
preferuara do t'i shihni vetëm kur ndërroni kanalet.
Krijimi i një liste preferencash
1 - Ndërkohë që shikoni një kanal televiziv, shtypni
Lista e kanaleve për të hapur listën e kanaleve.
2 - Zgjidhni një kanal dhe shtypni Piketo si të
preferuar për ta shënuar si të preferuar.
3 - Kanali i zgjedhur shënohet me një .
4 - Për të përfunduar, shtypni Kthehu . Kanalet
shtohen në listën "Preferencat".
Heqja e kanaleve nga lista e
preferencave
Për të hequr një kanal nga lista e preferencave,
zgjidhni kanalin me , më pas shtypni
sërish Shpiketo si kanal të preferuar për ta
shpiketuar.
24