User Guide

Table Of Contents
modalitetit ekspert > Gama
Shtypni shigjetat (djathtas) ose (majtas) për të
caktuar një cilësim jolinear për dritën dhe kontrastin e
figurës.
Sensori i dritës
(Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Cilësimet e
modalitetit ekspert > Sensori i dritës
Për të kursyer energji, sensori i integruar i dritës së
ambientit ul ndriçimin e ekranit kur drita e ambientit
përreth errësohet. Sensori i integruar i dritës rregullon
automatikisht figurën në kushtet e ndriçimit të
dhomës.
Super Resolution
(Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Cilësimet e
modalitetit ekspert > Super resolution
Zgjidhni Aktiv për një qartësi të lartë në skajet dhe
detajet e linjave.
Pastrimi i figurës
Pakësimi i zhurmës
(Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Cilësimet e
modalitetit ekspert > Pakësimi i zhurmës
Zgjidhni Maksimum, Mesatar, Minimum për të
caktuar nivelin e zhurmës në përmbajtjen e videos.
Zhurma ka pamjen e pikave të vogla lëvizëse në
figurën në ekran.
Pakësimi i kuadratizimit MPEG
(Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Cilësimet e
modalitetit ekspert > Pakësimi i kuadratizimit MPEG
Zgjidhni Maksimum, Mesatare, Minimum për të
pasur gradë të ndryshme zbutjeje të artefakteve në
përmbajtjen e videove dixhitale
Artefaktet MPEG kanë zakonisht pamjen e blloqeve të
vogla ose të skajeve të dhëmbëzuara në figurat në
ekran
Formati i figurës
(Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Stili i
figurës
Nëse figura nuk e mbush të gjithë ekranin dhe nëse
shiritat e zinj shfaqen sipër, poshtë ose në të dyja
anët, mund ta rregulloni figurën që ta mbushë
plotësisht ekranin.
Për të zgjedhur një nga cilësimet bazë për të mbushur
ekranin…
Ekran i gjerë – e zmadhon automatikisht figurën në
ekran të plotë 16:9. Formati i kuadrit të përmbajtjes së
figurës mund të ndryshojë.
Mbush ekranin – e zmadhon automatikisht figurën
që të mbushë ekranin. Deformimi i figurës është
minimal, titrat mbeten të dukshme. Nuk është i
përshtatshëm për hyrje nga kompjuteri. Disa formate
ekstreme figure mund të vazhdojnë të shfaqin shirita
të zinj. Formati i kuadrit të përmbajtjes së figurës
mund të ndryshojë.
Përshtat sipas ekranit – e zmadhon automatikisht
figurën, pa e deformuar, që të mbushë ekranin.
Shiritat e zinj mund të jenë të dukshëm. Nuk është i
përshtatshëm për hyrje nga kompjuteri.
Origjinal – e zmadhon automatikisht figurën për t'u
përshtatur sipas ekranit në formatin origjinal të
kuadrit. Nuk humbet asnjë përmbajtje të dukshme.
(Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Formati i
figurës > I avancuar
Për ta formatuar manualisht figurën…
Zhvendosje – zgjidhni mbi shigjetat për ta
zhvendosur figurën. Mund ta zhvendosni figurën
vetëm kur është e zmadhuar.
Zmadhim – zgjidhni mbi shigjetat për ta zmadhuar.
Zgjate – zgjidhni mbi shigjetat për ta zgjatur figurën
vertikalisht ose horizontalisht.
Zhbërje – zgjidhni për t'u kthyer te formati i figurës
me të cilin filluat.
Disa zgjedhje të cilësimit të formati të figurës mund të
mos disponohen në disa kushte. Për shembull, në
transmetimin e videove, aplikacionet "Android",
modalitetin e lojërave etj.
Cilësimet e shpejta të figurës
(Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha
cilësimet > Figura > Cilësimet e shpejta të figurës
• Gjatë instalimit për herë të parë, caktuat disa
cilësime figure duke ndjekur disa hapa të lehtë. Këta
hapa mund t'i ribëni me menynë Cilësimet e shpejta
të figurës.
• Zgjidhni cilësimin e figurës që preferoni dhe
vazhdoni te cilësimi vijues.
• Për ta realizuar këtë, sigurohuni që televizori mund
të sintonizohet me një kanal televiziv ose mund të
shfaqë programe nga një USB e lidhur.
34