User Guide

Table Of Contents
2
Merrni mbështetje
2.1
Identifikimi dhe regjistrimi i
televizorit
Identifikoni televizorin - modelin e televizorit dhe
numrin e serisë
Mund t'ju kërkohet të jepni numrin e modelit dhe
numrin e serisë së televizorit. Këta numra gjenden në
etiketën e paketimit ose në etiketën e llojit, e cila
ndodhet në pjesën e pasme ose të poshtme të
televizorit.
Regjistrimi i televizorit
Regjistrojeni televizorin dhe shijoni një sërë
përfitimesh, duke përfshirë mbështetje të plotë (duke
përfshirë ngarkimet), hyrje të privilegjuar në
informacionet mbi produktet e reja, uljet e çmimeve
dhe ofertat ekskluzive, mundësinë për të fituar çmime,
madje dhe për të marrë pjesë në anketime të
posaçme për produktet e reja.
Shkoni te www.philips.com/TVsupport
2.2
Ndihma për televizorin dhe
manuali i përdorimit
(Kryefaqja) > Cilësimet > Ndihma
Mund të përdorni funksionin "Ndihmë" për të
diagnostikuar dhe për të marrë më shumë
informacione rreth televizorit.
Informacion i itelevizorit - Shfaqja e emrit të
modelit, numrit të serisë dhe versionit të softuerit në
televizor.
Udhëzime për - Mund të shihni udhëzime për
instalimin e kanaleve, renditjen e kanaleve*,
përditësimin e softuerit të televizorit, lidhjen e
pajisjeve të jashtme dhe përdorimin e funksioneve
inteligjente në televizor.
Diagnostikimi i televizorit - Ekzekutoni
diagnostikimin e televizorit për të kontrolluar gjendjen
e tij.
Vetëdiagnostikim - Mund të kontrolloni nëse figura,
zëri, rrjeti dhe cilësimet e tjera po funksionojnë si
duhet.
Përditësimi i softuerit - Kontrolloni për përditësime
të disponueshme të softuerit.
Manuali i përdorimit - Lexoni manualin e përdorimit
për informacion rreth televizorit.
Diagnostikimi - Gjeni një zgjidhje për pyetjet e
shpeshta.
Cilësimet e fabrikës - Rivendosni të gjitha cilësimet
në vlerat e fabrikës.
Riinstalo televizorin - Kryeni sërish instalimin e
plotë të televizorit.
Informacioni i kontaktit - Shfaqni numrin e telefonit
ose adresën e internetit për shtetin apo rajonin ku
ndodheni.
* Renditja e kanaleve është e zbatueshme vetëm për
disa shtete.
** Cilësimi "Ambilight" ofrohet vetëm për modelet që
mbështesin funksionin "Ambilight".
2.3
Diagnostikimi i televizorit dhe
Vetëdiagnostikimi
Diagnostikimi i televizorit
Ju mund të ekzekutoni diagnostikimin e televizorit për
të kontrolluar gjendjen e tij. Në përfundim të
diagnostikimit, televizori pastron memorien e
përkohshme dhe mbyll aplikacionet e papërdorura
për të vazhduar me funksionimin e butë të tij.
Për të ekzekutuar testin diagnostikues të televizorit:
1 - Zgjidhni Menyja e
shpejtë > Ndihma > Diagnostikimi i televizorit
dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni Fillo për të ekzekutuar një seri testetsh
diagnostikuese.
3 - Kur testimi të përfundojë, ju mund të shihni
statusin e pikave të mëposhtme.
- Energjia
- Figura
- Zëri
- Lidhni pajisjet e jashtme
- Rrjeti
- Sintonizuesi
- Pastrimi i memories së përkohshme
- Aplikacionet
4 - Zgjidhni OK për ta mbyllur faqen e rezultateve
dhe për t'u kthyer tek eksperti Diagnostikimi i
televizorit.
5 - Shtypni Kthehu për të dalë nga Diagnostikimi
i televizorit, zgjidhniVetëdiagnostikohu për të bërë
kontrolle të tjera diagnostikuese, zgjidhni Shiko
rezultatet për të parë sërish faqen e rezultateve.
Vetëdiagnostikimi
Vetëdiagnostikimi ju ndihmon të zgjidhni vetë
problemet me televizorin duke kontrolluar
konfigurimet e televizorit.
Për të ekzekutuar vetëdiagnostikimin:
5