User Guide

Table Of Contents
19
Alexa
19.1
Rreth "Alexa"
Televizori juaj mbështet funksionet e komandave
zanore të "Amazon Alexa"*.
Rreth "Alexa"
"Alexa" është një shërbim zëri i bazuar në re
kompjuterike i cili disponohet në pajisjet "Alexa Echo"
nga "Amazon" dhe prodhuesit e pajisjeve. Mund të
ndizni/fikni televizorin, të ndërroni kanalet, të
ndryshoni volumin dhe më shumë nëse lidhni "Alexa"
me televizorin.
Për të kontrolluar televizorin me "Alexa", ju nevojitet:
• Televizori inteligjent "Philips" që mbështet "Alexa"
• Llogaria e "Amazon"
• Aplikacioni Alexa* (versioni për celular/tabletë)
• Lidhja me rrjetin me valë ose me tel
• Aplikacioni "Philips TV Remote"
Rreth "Alexa Skill"
"Alexa" përdor "Alexa Skills" për të zgjeruar funksionet
e kontrollit zanor. "Skills" shton kapacitete të reja për
të krijuar një përvojë më të personalizuar me
televizorin e pajisur me "Alexa". Aftësia "Komandat
zanore të televizorit inteligjent Philips" me "SAPHI"
mund të gjendet në dyqanin e "Alexa Skills" dhe ofron
komanda të ndryshme të kontrollit zanor që
funksionojnë me televizorin inteligjent "Philips".
Shënim: Stilet e mbështetura të "Ambilight" mund të
varen nga modelet specifike të televizorit. Shihni
manualin e përdorimit të televizorit tuaj për të mësuar
stilet e mbështetura të "Ambilight".
"Amazon", "Alexa" dhe të gjitha stemat përkatëse janë
marka tregtare të "Amazon.com, Inc." ose filialeve të
saj. Amazon Alexa disponohet në gjuhë dhe shtete të
zgjedhura.
Disponueshmëria e shërbimit varet nga rajoni. Një
pjesë ose i gjithë softueri/shërbimet e instaluara në
produkt apo që aksesohen nëpërmjet tij mund të
ndryshohen, të ndërpriten, të hiqen, të pezullohen
apo të përfundohen pa njoftim
19.2
Përdorimi i "Alexa"
Për të përdorur "Alexa", fillimisht duhet të konfiguroni
shërbimin e klientit të "Alexa" në televizorin inteligjent
"Philips". Filloni konfigurimin duke hapur aplikacionin
"Amazon Alexa" nga kryefaqja në televizor. Ndiqni
udhëzimet dhe kryeni hapat e mëposhtëm:
- Zgjidhni një emër për Smart TV që Alexa ta
identifikojë.
- Zgjidhni një llogari Amazon dhe identifikohuni.
- Kthehuni te kjo veçori në aplikacionin Alexa në
telefonin tuaj për ta aktivizuar atë, për të lidhur
llogaritë dhe për të zbuluar pajisjet tuaja.
- Kthehuni në televizor për të përfunduar
konfigurimin.
Konfigurimi në televizor për "Alexa"
1 - Shtypni Kryefaqja dhe hapni aplikacionin
"Amazon Alexa".
2 - Aplikacioni "Alexa" (versioni për pajisje celulare
ose ueb) duhet të jetë gati për të filluar konfigurimin.
3 - Ndiqni udhëzimet në ekran për të pranuar kushtet
e politikave të privatësisë, emërtoni televizorin dhe
identifikohuni në llogarinë tuaj "Amazon". Llogaria
"Amazon" nevojitet për çiftimin me "Alexa" në
televizor.
4 - Në pajisjen celulare, identifikohuni aplikacionin
"Amazon Alexa" me të njëjtën llogari të "Amazon".
5 - Përfundoni hapat në vijim në aplikacionin
"Amazon Alexa". E para është aktivizimi i aftësisë
"Komandat zanore të televizorit inteligjent Philips" me
"SAPHI". E dyta është lidhja me llogarinë e "Amazon"
dhe e fundit është zbulimi i pajisjeve.
6 - Në fund të ekranit të konfigurimit, mund të
zgjidhni U krye për të filluar përdorimin e "Alexa".
Për të nisur veprimet e komandimit me zë të "Alexa",
nëse telekomanda e televizorit nuk ka buton "Alexa",
mund të përdorni aplikacionin "Philips TV Remote"
(iOS dhe Android) në pajisjet celulare.
52