User Guide

Table Of Contents
20
Google Assistant
Televizori juaj mund të punojë me "Google Assistant".
"Google Assistant" ju mundëson të përdorni zërin tuaj
për të komanduar televizorin tuaj – p.sh. për të
ndryshuar volumin, kanalet dhe të tjera.
Shënim: "Google Assistant" nuk ofrohet në të gjitha
gjuhët dhe shtetet.
Për të aktivizuar "Google Assistant" në televizorin tuaj,
ju nevojitet:
• Një pajisje "Google Home", si p.sh. "Google Home
Mini"
• Lidhja me internetin në televizor
• Llogaria "Google"
• Aplikacioni "Google Home" (versioni për
celular/tabletë)
Konfigurimi i komandimit të televizorit me "Google
Assistant"
1 - Ndiqni udhëzimet në ekran për të pranuar
"Rregullorja e privatësisë" për përdorimin e funksionit
të komandimit me zë të "Google Assistant" në këtë
televizor.
2 - Zgjidhni një emër për televizorin në mënyrë që
"Google Assistant" ta identifikojë atë.
3 - Identifikohu në llogarinë në "Google". Nëse keni
tashmë një llogari "Google", identifikohuni aty. Nëse
nuk keni, krijoni një llogari dhe identifikohuni. Pasi të
jeni identifikuar me sukses, zgjidhni "Merr kodin" për
të marrë kodin e pajisjes për këtë televizor për të
regjistruar pajisjen tuaj.
4 - Në celular/tabletë, kërkoni për aplikacionin
"Google Home" në dyqanin e aplikacioneve (iOS dhe
Android). Shkarkoni dhe hapni aplikacionin "Google
Home". Identifikohuni me të njëjtën llogari "Google"
që është përdorur për të regjistruar televizorin. Ju
duhet ta konfiguroni aplikacionin "Google Home" në
celular/tabletë që të komandoni televizorin me
komanda zanore.
5 - Në aplikacionin "Google Home" zgjidhni "Set up
device" (Konfiguro pajisjen) dhe pastaj klikoni "Search
for TV" (Kërko për televizor) për të gjetur televizorin
tuaj. Identifikohuni për ta lidhur llogarinë tuaj "Google"
dhe për të aktivizuar komandimin e televizorit në
aplikacionin "Google Home".
6 - Mund të përdorësh "Google Assistant" për ta
ndezur televizorin me anë të komandës zanore. Për
këtë, televizori duhet të qëndrojë në modalitet të
posaçëm energjie kur është në gjendje pritjeje. Kjo
mund të sjellë konsum pak më të lartë në gjendje
pritjeje.
Je gati për të përdorur pajisjen tënde "Google Home"
për ta komanduar këtë televizor. Ja çfarë mund të
provosh:
- Fik televizorin
- Kalo te kanali 10 në televizor
- Ul kanalin në televizor
- Rrit volumin në televizor
- Hiq zërin në televizor
Shënim: Nëse dilni nga "Google Assistant", nuk do të
jeni më në gjendje të përdorni komandat zanore në
këtë televizor. Do t'ju duhet të ribëni sërish
"Konfigurimi i komandimit të televizorit me "Google
Assistant" për ta përdorur sërish këtë funksion.
"Google Assistant" ofrohet në televizorët Philips që
punojnë me sistem operativ Android (8) ose me
sistem operativ në version më të lartë. GA ofrohet në
gjuhë dhe shtete të zgjedhura me gjuhët Anglisht-MB
dhe Gjermanisht-DE dhe Frëngjisht-FR që
mbështeten që në fillim. Lista e gjuhëve/shteteve të
mbështetura do të zgjerohet me kalimin e kohës. Për
listën më të fundit të mbështetjes së gjuhëve dhe
shteteve kontaktoni me kujdesin për klientin.
Disponueshmëria e shërbimit varet nga rajoni. Një
pjesë ose i gjithë softueri/shërbimet e instaluara në
produkt apo që aksesohen nëpërmjet tij mund të
ndryshohen, të ndërpriten, të hiqen, të pezullohen
apo të përfundohen pa njoftim.
53