User Guide

Table Of Contents
1 - Zgjidhni Menyja e shpejtë > Ndihma >
Vetëdiagnostikim dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni pikat e mëposhtme për të kontrolluar
konfigurimet.
Kontrollo televizorin - Mund të kontrolloni nëse
figura, zëri dhe dhe cilësimet e tjera po funksionojnë
si duhet.
Kontrollo rrjetin - Kontrolloni lidhjen me rrjetin.
Kontrollo telekomandën - Kryeni testin për të
verifikuar funksionalitetin e telekomandës së pajisur
me televizorin.
Shfaq historikun për sinjalin e dobët - Shfaqni listën
e numrave të kanaleve që janë ruajtur automatikisht
kur sinjali kishte fuqi të dobët.
Optimizimi i memories së brendshme - Lironi
hapësirë në memorien e brendshme të televizorit për
performancë optimale.
2.4
Kujdesi për klientin / Riparimi
Për mbështetjen dhe riparimin e televizorit, telefononi
kujdesin për klientin në vendin tuaj. Teknikët tanë të
shërbimit do të kujdesen për riparimin, nëse nevojitet.
Gjeni numrin e telefonit të printuar në
dokumentacionin e pajisur me televizorin.
Ose konsultohuni me faqen tonë të
internetit www.philips.com/TVsupport dhe zgjidhni
shtetin nëse nevojitet.
Numri i modelit dhe numri i serisë i televizorit
Mund t'ju kërkohet të jepni numrin e modelit dhe
numrin e serisë së televizorit. Këta numra gjenden në
etiketën e paketimit ose në etiketën e llojit, e cila
ndodhet në pjesën e pasme ose të poshtme të
televizorit.
Paralajmërim
Mos u përpiqni ta riparoni vetë televizorin. Kjo mund
të shkaktojë lëndime të rënda, dëmtime të
pariparueshme në televizor ose mund ta bëjë
garancinë të pavlefshme.
6