User Guide

Table Of Contents
• Kontrolloni nëse është zgjedhur burimi/hyrja e
duhur në menynë "Burimet".
Shtypni Burimet dhe zgjidhni burimin/hyrjen që
ju nevojitet.
• Kontrolloni nëse pajisja e jashtme ose burimi është
lidhur siç duhet.
• Kontrolloni nëse ka marrje të dobët sinjali.
• Kontrolloni nëse figura është caktuar në vlerë
minimale. Zgjidhni Stili i figurës, zgjidhni një stil dhe
shtypni OK.
• Për të kontrolluar nëse televizori është prishur,
provoni të luani një videoklip. Shtypni Menynë e
shpejtë > Mdihmë > Diagnostikimi i
televizorit > Kontrolli i televizorit. Nëse videoklipi
qëndron i zi, telefonojini "Philips". Prisni derisa të
mbarojë klipi dhe zgjidhni Informacioni i kontaktit
menynë "Ndihma". Telefonojini numrit të telefonit për
shtetin ku ndodheni.
Ka zë, por nuk ka figurë
• Kaloni në burimet të tjera videoje dhe më pas
rikthehuni në burimin aktual.
• Zgjidhni Stili i figurës, zgjidhni një stil dhe
shtypni OK.
• Për ta rikthyer stilin e figurës, kthehuni te Stili i
figurës dhe shtypni Rikthe stilin.
• Për të rivendosur të gjitha cilësimet e televizorit,
shkoni te (Kryefaqja) > Cilësimet > Cilësimet e
përgjithshme > Instalo sërish televizorin.
• Kontrolloni lidhjet e pajisjeve të burimit/hyrjes.
Marrja e dobët e sinjalit
Nëse figura në televizor është e deformuar ose me
cilësi të paqëndrueshme, sinjali hyrës mund të jetë i
dobët. Sinjali i dobët dixhital ka pamjen e një figure
që copëzohet në kuadrate dhe ngrin herë pas
here. Një sinjal i keq dixhital përkeqësohet shumë më
shpejt se një sinjal i keq analog.
• Kontrolloni nëse kablloja e antenës është lidhur siç
duhet.
• Altoparlantët e mëdhenj, pajisjet e patokëzuara të
zërit, dritat e neonit, ndërtesat e larta dhe objekte të
tjera të mëdha mund të ndikojnë në cilësinë e marrjes
së sinjalit kur përdorni antenë. Përpiquni ta
përmirësoni cilësinë e marrjes duke ndryshuar
drejtimin e antenës ose duke i larguar pajisjet nga
televizori. Moti i keq mund ta përkeqësojë marrjen.
• Kontrolloni nëse të gjitha lidhjet, në drejtim të dhe
nga pajisjet tuaja, janë të lidhura siç duhet.
• Nëse marrja vetëm te një kanal është e dobët,
sintonizojeni kanalit me Analog: instalim manual.
(Vetëm për kanalet analoge)
• Kontrolloni nëse sinjali hyrës dixhital është
mjaftueshëm i fuqishëm. Ndërsa shikoni një kanal
dixhital, shtypni OPTIONS, zgjidhni Statusi dhe
shtypni OK. Kontrolloni Fuqia e sinjalit dhe Cilësia e
sinjalit.
Figurë e dobët nga një pajisje
• Sigurohuni që pajisja është lidhur siç duhet.
Sigurohuni që cilësimi i videos dalëse të pajisjes të
jetë në rezolucionin më të lartë të mundshëm, nëse
është e zbatueshme.
• Riktheni stilin e figurës ose kaloni në një stil tjetër.
Cilësimet e figurës ndryshojnë pas pak
Sigurohuni që Vendndodhja të jetë caktuar te
Shtëpi . Në këtë modalitet mund të ndryshoni dhe të
ruani cilësimet.
(Kryefaqja) > Cilësimet > Cilësimet e
përgjithshme > Vendndodhja
Shfaqet një shirit
Nëse shfaqet herë pas here një shirit promocioni ose
Stili i figurës kthehet automatikisht në I ndezur gjatë
ndezjes, televizori është në vendndodhjen Dyqan.
Caktoni vendndodhjen e televizorit në Shtëpi për
përdorim në shtëpi.
(Kryefaqja) > Cilësimet > Cilësimet e
përgjithshme settings > Vendndodhja
Figura nuk përshtatet me ekranin / Përmasë e gabuar
ose e paqëndrueshme e figurës / Pozicioni i figurës
është i pasaktë
• Nëse përmasat e figurës - formati i kuadrit - nuk
përshtatet me ekranin, dhe në pjesën e sipërme e të
poshtme ose majtas dhe djathtas ekranit shfaqen
shirita të zinj, shtypni (Kryefaqja) >
Cilësimet > Figura > Formati i Figurës > Mbush
ekranin.
• Nëse përmasat e figurës ndryshojnë vazhdimisht,
shtypni (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura >
Formati i Figurës > Përshtat sipas ekranit.
• Nëse figura është në pozicion të pasaktë në ekran,
provoni të kontrolloni rezolucionin e sinjalit dhe llojin
e daljes së pajisjes së lidhur; shtypni
s (Kryefaqja) > Cilësimet > Picture > Formati i
Figurës > Origjinal.
Figura e kompjuterit nuk është e qëndrueshme
Sigurohuni që kompjuteri përdor shpejtësinë e
freskimit dhe rezolucionin që mbështet.
24.7
Zëri
Nuk ka zë ose zëri ka cilësi të dobët
• Kontrolloni nëse cilësimet e zërit të televizorit janë
në rregull duke shtypur tastin e volumit ose
të heqjes së zërit.
• Nëse përdorni një marrës dixhital (dekodues),
kontrolloni që volumi në këtë marrës të mos jetë
caktuar në 0 ose pa zë.
• Kontrolloni që televizori - sinjali zanor - të jetë i
lidhur siç duhet me sistemin e kinemasë, nëse
përdorni një sistem të tillë për zërin e
televizorit. Kontrolloni nëse e keni lidhur kabllon
HDMI në një lidhje HDMI1 ARC në sistemin e
61