User Guide

Table Of Contents
26
Kushtet e përdorimit
2023 © TP Vision Europe B.V. Të gjitha të drejtat të
rezervuara.
Ky produkt ka ardhur në treg nga "TP Vision Europe
B.V," ose një nga filialet e saj, të përmendura në vijim
si "TP Vision", i cili është prodhuesi i produktit. "TP
Vision" është garant në lidhje me televizorin që vjen
me këtë broshurë. "Philips" dhe emblema në formë
mburoje e "Philips" janë marka të regjistruara tregtare
të "Koninklijke Philips N.V.".
Specifikimet mund të ndryshojnë pa njoftim. Markat
tregtare janë pronë e Koninklijke Philips N.V ose të
pronarëve përkatës. "TP Vision" ruan të drejtën e
ndryshimit të produkteve në çdo kohë, pa qenë e
detyruar të përshtatë furnizimet e mëparshme sipas
këtyre ndryshimeve.
Materiali i shkruar që vjen i paketuar me televizorin
dhe manuali i ruajtur në memorien e televizorit ose i
shkarkuar nga faqja e "Philips" në internet
www.philips.com/TVsupport konsiderohen të
përshtatshëm për përdorimin e synuar të sistemit.
Materiali i përmbajtur në këtë manual konsiderohet i
përshtatshëm për përdorimin e synuar të sistemit.
Nëse produkti ose komponentët e tij apo procedurat
e veçanta përdoren për qëllime të ndryshme nga ato
të specifikuara në këtë dokument, duhet të merret
konfirmimi për vlefshmërinë dhe qëndrueshmërinë e
tyre. "TP Vision" garanton se vetë materiali nuk shkel
asnjë nga patentat e Shteteve të Bashkuara. Nuk
jepet asnjë garanci e mëtejshme, as shprehur dhe as
e nënkuptuar. "TP Vision" nuk mban përgjegjësi për
ndonjë gabim në përmbajtjen e këtij dokumenti dhe
as për ndonjë problem që vjen si rrjedhojë e
përmbajtjes në këtë dokument. Gabimet që
raportohen te Philips do të ndreqen dhe do të
publikohen sa më shpejt të jetë e mundur në faqen e
mbështetjes në internet të Philips.
Kushtet e garancisë - Rrezik lëndimi, dëmtim i
televizorit ose zhvlerësim i garancisë!
Mos tentoni kurrë ta rregulloni vetë televizorin.
Përdoreni atë dhe aksesorët vetëm siç është synuar
nga prodhuesi. Shenja e kujdesit në pjesën e pasme
të televizorit tregon rrezik goditjeje elektrike. Mos e
hiqni kurrë kapakun e televizorit. Për shërbime ose
riparime, kontaktoni gjithmonë qendrën e kujdesit
ndaj klientit për televizorë "Philips". Numrin e telefonit
e gjeni te dokumentet e printuara që jepen me
televizorin. Ose konsultohuni me faqen tonë të
internetit www.philips.com/TVsupport dhe zgjidhni
shtetin ku ndodheni nëse nevojitet. Veprimet e
ndaluara shprehimisht në këtë manual ose rregullimet
dhe procedurat e montimit që nuk rekomandohen
ose nuk autorizohen në manual e bëjnë garancinë të
pavlefshme.
Karakteristikat e pikëzave
Ky produkt televizori ka një numër të madh pikëzash
me ngjyra. Megjithëse ka pikëza efikase në shkallën
99.999% e lart, në ekran mund të shfaqen
vazhdimisht pika të zeza ose pika të shndritshme (të
kuqe, të gjelbra ose të kaltra). Kjo është veçori
strukturore e ekranit (brenda standardeve të
zakonshme industriale) dhe jo keqfunksionim. Për
rrjedhojë, ju lutemi të mbani parasysh se kjo nuk
është objekt i riparimit, ndërrimit ose rimbursimit
brenda dhe/ose jashtë periudhës së garancisë.
Karakteristikat e dritës së pasme
Të gjithë televizorët Philips kanë kaluar përmes
kontrolleve dhe testimeve të rrepta përpara dërgimit
te ju. Ju sigurojmë se ne i kushtojmë rëndësinë më të
madhe cilësisë së televizorëve tanë, në mënyrë që të
mos përballeni me ndonjë pakënaqësi në shikim
teksa shikoni në televizorin tuaj. Megjithatë, ju lutemi
të mbani parasysh se rrjedhja e dritës së pasme
("efekti Mura") dhe/ose pabarazia e dritës në sfond e
cila mund të vihet re vetëm tek imazhet e errëta ose
vetëm në një dhomë pa dritë dhe shumë të errët,
konsiderohet se është brenda specifikimeve të
televizorit. Këto raste nuk tregojnë një përkeqësim të
cilësisë dhe as nuk konsiderohen si defekt i televizorit.
Si rezultat, na vjen keq t'ju informojmë që
pretendimet e kësaj natyre për garancinë, shërbimin
pa pagesë, ndërrimin ose rimbursimin nuk mund të
pranohen brenda periudhës së garancisë dhe/ose
jashtë saj.
Pajtimi me CE
Me anë të këtij dokumenti, "TP Vision Europe B.V."
deklaron se ky televizor është në përputhje me
kërkesat themelore dhe dispozita të tjera përkatëse të
Direktivave 2014/53/BE (RED), 2009/125/KE
(Rregulloren (BE) 2019/2021) (modelimi ekonomik)
dhe 2011/65/KE (RoHS).
Pajtueshmëria me EMF-në
TP Vision prodhon dhe shet shumë produkte të
synuara për konsumatorët, të cilat në përgjithësi, si
çdo aparat elektronik, mund të lëshojnë dhe të marrin
sinjale elektromagnetike. Një nga parimet kryesore të
punës së "TP Vision" është marrja e të gjitha masave
të nevojshme të shëndetit e sigurisë për produktet, në
pajtim me të gjitha kërkesat përkatëse ligjore dhe për
të qenë brenda standardeve për fushat
elektromagnetike (EMF), që janë në fuqi në kohën e
prodhimit të produkteve.
"TP Vision" i përkushtohet zhvillimit, prodhimit dhe
tregtimit të produkteve që nuk kanë pasoja negative
mbi shëndetin. TP Vision konfirmon që, nëse
produktet e tij përdoren sipas përdorimit të tyre të
synuar, ato janë të sigurta për përdorim në përputhje
me provat shkencore që ofrohen në ditët e sotme.
"TP Vision" luan një rol aktiv në krijimin e standardeve
ndërkombëtare të sigurisë dhe për fushat
elektromagnetike, duke bërë kështu të mundur
parashikimin e zhvillimeve të mëtejshme në
65