operation manual

Table Of Contents
6
Kanalet
6.1
Rreth kanaleve dhe ndërrimit
të tyre
Shikimi i kanaleve televizive
• Shtypni SOURCES dhe zgjidhni DTV për të parë
kanale dixhitale ose ATV për të parë kanale analoge.
• Si alternativë, mund të shtypni Kreu > TV direkt dhe
shtypni OK për të parë kanalet e burimit aktual të
televizorit. Nëse TV direkt nuk është në rreshtin e
aplikacioneve, mund të shtypni ikonën + në fund të
rreshtit për ta shtuar aplikacionin.
Për të ndërruar kanalet televizive
• Shtypni Kanali + ose Kanali - për të ndërruar
kanalin.
• Nëse e dini numrin e kanalit, shkruajeni me tastet
numerike. Për ta ndërruar kanalin, shtypni OK pasi të
keni shkruar numrin.
Për të kaluar në një kanal nga lista e kanaleve
• Ndërkohë që shikoni një kanal televiziv, shtypni OK
për të hapur listën e kanaleve. Lista e kanaleve
përfshin vetëm kanalet nga burimi aktual i
transmetimit, si për shembull Satelitë të përgjithshëm,
Satelitë të preferuar, Antena ose Kabllor .
• Për të parë listë të ndryshme kanalesh nga burim
tjetër transmetimi, shtypni MENU > Butoni i navigimit
lart > Kanalet > Kanali > Modaliteti i instalimit të
kanaleve dhe zgjidhni burimin e transmetimit ku
dëshironi të shihni kanalet dhe shihni listën e
kanaleve.
• Lista e kanaleve mund të ketë disa faqe me kanale.
Për të parë faqen tjetër ose faqen e mëparshme,
ndiqni udhëzimin në ekran.
• Për t'i mbyllur listat e kanaleve pa ndërruar kanalet
shtypni Kthehu.
Kanalet radiofonike
Nëse ka transmetim dixhital, stacionet dixhitale
radiofonike instalohen gjatë instalimit. Kaloni në një
kanal radioje njëlloj si me kanalet televizive.
Televizori mund të mos funksionojë siç duhet me disa
operatorë televizionesh dixhitale që nuk pajtohen
plotësisht me specifikimet e standardit.
6.2
Listat e kanaleve
Rreth listave të kanaleve
Pas instalimit të një kanali, të gjitha kanalet shfaqen
në listën "Të gjitha kanalet". Kanalet që shfaqen në
listën "Të gjitha kanalet" janë të renditur në bazë të
zhanrit*. Për shembull: Premium, Premium Lajme,
Premium Lokal, Fëmijët, Sport dhe të tjera. Zhanri
"Premium" përfshin kanalet transmetuese më të mira
të pozicionuara dhe që zënë mbi 3% të tregut. Kanalet
shfaqen me emrin e tyre, nëse ky informacion
disponohet.
Pasi të keni zgjedhur një listë kanalesh, shtypni
butonat e navigimit lart ose poshtë për të zgjedhur
një kanal, dhe më pas shtypni OK për të parë kanalin
e zgjedhur.
* Shënim: Funksioni i renditjes sipas zhanrit është i
vlefshëm vetëm në Gjermani.
Kanalet radiofonike
Nëse ka transmetim dixhital, stacionet dixhitale
radiofonike instalohen gjatë instalimit. Kaloni në një
kanal radioje njëlloj si me kanalet televizive.
Televizori mund të mos funksionojë siç duhet me disa
operatorë televizionesh dixhitale që nuk pajtohen
plotësisht me specifikimet e standardit.
Hapni një listë kanalesh
Përbri listës me të gjitha kanalet, mund të zgjidhni një
listë të filtruar ose një nga listat e preferuara që keni
krijuar.
Për të hapur listën aktuale të kanaleve…
1 - Ndërkohë që shikoni televizor, shtypni OK për të
hapur listën aktuale të kanaleve.
2 - Lista e kanaleve përfshin vetëm kanalet nga
burimi aktual i transmetimit, si për shembull Satelitë të
përgjithshëm, Satelitë të preferuar, Antena ose
Kabllor.
3 - Për të parë listë të ndryshme kanalesh nga burim
tjetër transmetimi, shtypni MENU > Butoni i navigimit
lart > Kanalet > Kanali > Modaliteti i instalimit të
kanaleve dhe zgjidhni burimin e transmetimit ku
dëshironi të shihni kanalet dhe shihni listën e
kanaleve.
4 - Shtypni Kthehu për ta mbyllur listën e kanaleve.
Për të ndryshuar llojin e listës së kanaleve…
1 - Ndërkohë që shikoni televizor, shtypni OK për të
hapur listën aktuale të kanaleve.
2 - Shtypni butonin e verdhë për Zgjidh më shumë
dhe më pas zgjidhni Zgjih llojin (për shembull,
17