User Guide

Table Of Contents
2 - Volumi
Shtypni + ose - për të rregulluar nivelin e volumit.
3 - Butonat me numra
Për të zgjedhur direkt një kanal.
4 - MENU
Për të hapur menynë e televizorit dhe funksionet
tipike të televizorit.
5 - Kanali
Shtypni + ose - për të kaluar në kanalin ose në
kanalin e mëparshëm të listës së kanaleve. Për të
hapur faqen vijuese ose të mëparshme tek
"Teleteksti".
6 - Pa zë
Për të hequr zërin ose për ta rikthyer atë.
7 - SUBTITLE
Për të hapur faqen e titrave.
3.2
Sensori infrakuq
Televizori mund të marrë komanda edhe nga një
telekomandë që përdor IR (rreze infrakuqe) për të
dërguar komanda. Nëse përdorni telekomandë të tillë,
sigurohuni gjithmonë që ta drejtoni telekomandën
nga sensori infrakuq në pjesën e përparme të
televizorit.
Paralajmërim
Mos vendosni objekte para sensorit infrakuq të
televizorit pasi mund të bllokojë sinjalin.
3.3
Bateritë
Nëse televizori nuk reagon ndaj shtypjes së tasteve të
telekomandës, kësaj mund t'i kenë rënë bateritë.
Për të ndërruar bateritë, hapni folenë e baterive në
pjesën e poshtme prapa të telekomandës.
1 - Rrëshqitni kapakun e folesë së baterive në
drejtimin që tregohet me shigjetë.
2 - Ndërroni bateritë e vjetra me 2 bateri të llojit
AAA-1,5V. Sigurohuni që polet + dhe - të baterive të
vendosen siç duhet.
3 - Rivendosni kapakun e folesë së baterive dhe
rrëshqiteni në vend derisa të puthitet.
Hiqni bateritë nëse nuk do ta përdorni telekomandën
për një kohë të gjatë.
Hidhini bateritë e vjetra sipas udhëzimeve të
përfundimit të përdorimit.
Për më shumë informacion, te Ndihma,
zgjidhni Termat dhe kërkoni Fundi i përdorimit.
3.4
Pastrimi
Telekomanda është e veshur me një shtresë
rezistente ndaj gërvishtjeve.
Për ta pastruar telekomandën, përdorni një leckë të
butë e të lagur. Mos përdorni asnjëherë mbi
telekomandë substanca si alkooli, kimikatet ose
solucionet pastruese për shtëpinë.
10