operation manual

Table Of Contents
3.2
Çiftimi i telekomandës me
televizorin
Kjo telekomandë përdor "Bluetooth" dhe IR (rreze
infrakuqe) për t'i dërguar komanda televizorit.
• Këtë telekomandë mund ta përdorni me anë të IR
(rreze infrakuqe) për shumicën e funksioneve.
• Për të përdorur funksione të avancuara si kërkimi me
zë dhe tastierën e telekomandës, duhet të çiftoni
(lidhni) televizorin me telekomandën.
Kur nisni instalimin fillestar të televizorit, televizori ju
kërkon të mbani shtypur tastin PAIR dhe duke vepruar
në këtë mënyrë do të kryhet çiftimi i tij.
Shënim:
1 - Pasi telekomanda të jetë çiftuar me sukses, do të
fillojë të pulsojë unaza e treguesit të kaltër LED rreth
mikrofonit në pjesën e përparme të telekomandës.
2 - Gjatë çiftimit telekomanda duhet të qëndrojë
pranë televizorit (brenda 1 m distancë) që të kryhet
me sukses.
3 - Çiftimi nuk është kryer nëse televizori nuk hap
fushën e kërkimit me zë kur shtypni .
4 - Këshillohet të prisni derisa televizori të jetë
ndezur plotësisht dhe të ketë nisur të gjitha proceset
në sfond para se të hyjë në modalitet çiftimi, pasi
dritarja informuese që përmban udhëzimet e
mëtejshme mund të shfaqet me vonesë, duke ndikuar
negativisht procedurën e çiftimit.
Çiftimi ose riçiftimi
Nëse ndodh të çaktivizohet çiftimi, telekomandën
mund ta riçiftoni televizorin.
Thjesht mbani shtypur tastin PAIR (afro 3 sekonda)
për çiftimin.
Përndryshe, shkoni te Cilësimet > Lidhja me valë
dhe rrjetet > Telekomanda > Çiftimi i
telekomandës, pastaj ndiq udhëzimet në ekran.
Pasi të kryhet çiftimi do të shfaqet një mesazh.
Softueri i telekomandës
Cilësimet > Lidhjet me valë dhe rrjetet
> Telekomanda > Informacion mbi telekomandën
Pasi të çiftohet telekomanda, mund të kontrolloni
versionin aktual të softuerit të telekomandës.
Cilësimet > Lidhjet me valë dhe rrjetet
> Telekomanda > Përditësimi i softuerit të
telekomandës
Kontrolloni për përditësime të mundshme të softuerit
të telekomandës.
3.3
Kërkimi me zë
Mund të kërkoni për video, muzikë apo çfarëdoqoftë
në internet, thjesht duke përdorur zërin. Mund t'i flisni
mikrofonit në telekomandë.
Duhet të çiftoni telekomandën me televizorin para se
të përdorni kërkimin me zë.
Për të përdorur zërin...
1 - Shtypni në telekomandë ku do të ndizet drita
e kaltër, do të hapet fusha e kërkimit dhe mikrofoni do
të jetë aktiv.
2 - Thoni çfarë po kërkoni me shqiptim të qartë.
Mund të flisni për 10 sekonda përpara se mikrofoni të
fiket. Rezultatet mund të shfaqen me vonesë.
3 - Mund të zgjidhni artikullin që dëshironi në listën e
rezultateve të kërkimit.
3.4
Tastiera
Përmbledhje
Pamje e përgjithshme e tastierës Qwerty/Azerty
1 - Germa Azerty
Pozicioni i germave nëse modeli i tastierës është
caktuar në Azerty.
2 - Fshi
Për të fshirë germat e vendosura.
3 - Shift
Për të shkruar germa të mëdha.
4 - Fn key
Për të shkruar një numër apo shenjë pikësimi.
5 - Tasti i hapësirës
6 - Navigimi dhe OK
Shënim: Duhet të çiftoni telekomandën me televizorin
para se të përdorni tastierën e telekomandës.
10