operation manual

Table Of Contents
Shkrimi i tekstit
Me tastierën në pjesën e pasme të telekomandës
mund të shkruani tekst në çdo fushë në ekran.
Për të shkruar tekst…
1 - Zgjidhni një fushë teksti nëse nuk është ende e
zgjedhur.
2 - Kthejeni tastierën e telekomandës për lart për t'i
aktivizuar tastet. Mbajeni telekomandën me të dyja
duart dhe shkruani me gishtat e mëdhenj.
3 - Për ta fshehur tastierën virtuale në ekran,
shtypni Kthehu.
Shtypni OK për të konfirmuar tekstin.
Tastiera virtuale
Nëse përdorni tastierën virtuale për të shkruar, mund
t'ia konfiguroni skemën në një skemë me të cilën jeni
të ambientuar.
Për t'i hapur këto cilësime…
Shtypni HOME, zgjidhni Cilësimet dhe shtypni
OK.
5 - Zgjidhni Cilësimet për "Android" dhe
shtypni OK.
6 - Zgjidhni Pajisja Preferencat > Tastiera dhe
shtypni OK.
7 - Zgjidhni Gboard Settings > Language dhe
shtypni OK. Mund ta caktoni skemën gjuhësore të
tastierës këtu.
8 - Shtypni Kthehu për ta mbyllur menynë për
t'u kthyer një hap pas.
• Distanca optimale e përdorimit të telekomandës me
televizorin është nën 5 m.
• Kur përdorni tastierën e telekomandës, mbajeni këtë
të fundit me kënd nën 50 gradë.
• Mos bllokoni rrezet infrakuqe të telekomandës.
Qwerty dhe Azerty
Modeli standard i tastierës së telekomandës është
Qwerty.
Tastiera Azerty
Në varësi të rajonit tuaj, Tastiera e telekomandës
mund të caktohet në Azerty. Germat Azerty shfaqen
në pjesën e sipërme djathtas tasteve përkatëse.
Për ta caktuar modelin e tastierës në Azerty…
1 - Shtypni HOME, zgjidhni Cilësimet dhe
shtypni OK.
2 - Zgjidhni Rajoni dhe gjuha dhe shtypni
(djathtas) për të hapur menynë.
3 - Zgjidhni Tastiera e telekomandës dhe shtypni
OK.
4 - Zgjidhni Qwerty ose Azerty dhe shtypni OK.
5 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
3.5
Sensori infrakuq
Televizori mund të marrë komanda edhe nga një
telekomandë që përdor IR (rreze infrakuqe) për të
dërguar komanda. Nëse përdorni telekomandë të tillë,
sigurohuni gjithmonë që ta drejtoni telekomandën
nga sensori infrakuq në pjesën e përparme të
televizorit.
Paralajmërim
Mos vendosni objekte para sensorit infrakuq të
televizorit pasi mund të bllokojë sinjalin.
3.6
Bateritë
Nëse televizori nuk reagon ndaj shtypjes së tasteve të
telekomandës, kësaj mund t'i kenë rënë bateritë.
Për të ndërruar bateritë, hapni folenë e baterive në
anën e pasme të telekomandës.
1 - Rrëshqitni kapakun e folesë së baterive në
drejtimin që tregohet me shigjetë.
2 - Ndërrojini bateritë e vjetra me 2 bateri alkaline të
llojit AAA-LR03-1,5 V . Sigurohuni që polet dhe
të baterive të vendosen siç duhet.
3 - Rivendosni kapakun e folesë së baterive dhe
rrëshqiteni në vend derisa të puthitet.
Hiqni bateritë nëse nuk do ta përdorni telekomandën
për një kohë të gjatë.
Hidhini bateritë e vjetra sipas udhëzimeve të
përfundimit të përdorimit.
Për më shumë informacion, te Ndihma,
zgjidhni Termat dhe kërkoni Fundi i përdorimit.
3.7
Pastrimi
Telekomanda është e veshur me një shtresë
rezistente ndaj gërvishtjeve.
Për ta pastruar telekomandën, përdorni një leckë të
butë e të lagur. Mos përdorni asnjëherë mbi
11