operation manual

Table Of Contents
Konfigurimi
Instalimi i tastierës
Për të instaluar tastierën USB, ndizni televizorin dhe
lidhni tastierën USB me një nga lidhjet USB
televizor. Kur televizori e dikton tastierën për herë të
parë, mund të zgjidhni modelin e saj dhe të testoni
zgjedhjen tuaj. Nëse në fillim zgjidhni model tastiere
me germa cirilike ose greke, mund të zgjidhni një
model të dytë tastiere me germa latine.
Për të ndryshuar cilësimin e modelit të tastierës kur
modeli është zgjedhur më parë…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Cilësimet e
përgjithshme dhe shtypni (djathtas) për të hyrë në
meny.
2 - Zgjidhni Cilësimet e tastierës USB, dhe
shtypni OK për të nisur konfigurimin e tastierës.
Tastet e posaçme
Tastet për shkrimin e tekstit
• Tasti i ekzekutimit = OK
• Tasti i kthimit prapa = fshin germën përpara kursorit
• Tastet me shigjetë = lëviz brenda fushës së tekstit
• Për të ndërruar midis modeleve të tastierave, nëse
është caktuar një model i dytë, shtypni njëkohësisht
tastet Ctrl + tasti i hapësirës.
Tastet për aplikacione dhe faqe interneti
• "Tab" dhe "Shift + Tab" = në vijim dhe më përpara
• "Home" = shko në krye të faqes
• "End" = shko në fund të faqes
• "Page Up" = shko një faqe më lart
• "Page Down" = shko një faqe më poshtë
• * = përshtat faqen e internetit me gjerësinë e
ekranit
7.11
Njësia "Flash USB"
Mund t'i shikoni fotot dhe të luani muzikën dhe videot
tuaja nga njësia e lidhur "Flash USB".
Futni një njësi "Flash USB" në njërën nga lidhjet
USB në televizor ndërkohë që ky është ndezur.
Televizori dikton njësinë "Flash" dhe hap një listë që
tregon përmbajtjet e saj.
Nëse lista e përmbajtjeve nuk shfaqet automatikisht,
shtypni SOURCES dhe zgjidhni USB.
Për të ndaluar shikimin e përmbajtjeve të njësisë
"Flash USB", shtypni EXIT ose zgjidhni një
veprim tjetër.
Për ta shkëputur njësinë "Flash USB", mund ta
tërhiqni njësinë "Flash" në çdo kohë.
"Ultra HD" në USB
Mund të shikoni foto në rezolucion "Ultra HD" nga
pajisja ose njësia e lidhur "Flash USB". Televizori do të
ulë rezolucionin në "Ultra HD" nëse rezolucioni i fotos
është më i madh.
Për më shumë informacion mbi shikimin ose luajtjen e
materialeve nga njësia "Flash USB", te Ndihma,
shtypni tastin me ngjyrë Termat dhe kërkoni
Fotot, videot dhe muzika.
7.12
Aparati fotografik
Për të parë fotot e ruajtura në aparatin fotografik
dixhital, mund ta lidhni aparatin drejtpërdrejt me
televizorin.
Përdorni një nga lidhjet USB në televizor për ta lidhur.
Ndizni aparatin pasi të keni kryer lidhjen.
Nëse lista e përmbajtjeve nuk shfaqet automatikisht,
shtypni SOURCES dhe zgjidhni USB.
Kamera mund të duhet të caktohet për të transferuar
përmbajtjet e saj me PTP (protokolli i transferimit të
figurës). Lexoni manualin e përdorimit të aparatit
fotografik dixhital.
"Ultra HD" në USB
Mund të shikoni foto në rezolucion "Ultra HD" nga
pajisja ose njësia e lidhur "Flash USB". Televizori do të
ulë rezolucionin në "Ultra HD" nëse rezolucioni i fotos
është më i madh. Nuk mund të luash video me
rezolucion lokal më të lartë se Ultra HD në asnjë prej
lidhjeve USB.
34