operation manual

Table Of Contents
kryesor të televizorit si dhe akses ndaj "YouTube",
"Google Play" dhe aplikacione të tjera.
Identifikimi
Përdorni Llogarinë ekzistuese "Google" për t'u
identifikuar në "Google" në televizor. Llogaria e
"Google" përbëhet nga një adresë emaili dhe një
fjalëkalim. Nëse nuk keni ende llogari "Google",
përdorni kompjuterin apo tabletën për ta krijuar
(accounts.google.com). Për të luajtur lojëra me
"Google Play", ju duhet një profil "Google+". Nëse nuk
u identifikuat gjatë instalimit fillestar të televizorit,
mund të identifikoheni më vonë.
Për t'u identifikuar pasi keni kryer instalimin e
televizorit…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Cilësimet e "Android" dhe
shtypni OK.
2 - Zgjidhni Llogaria dhe identifikimi dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni Identifikohu dhe shtypni OK.
4 - Zgjidhni Përdor telekomandën tënde dhe shtypni
OK.
5 - Me tastierën virtuale, shkruani adresën tuaj të
emailit dhe shtypni OK.
6 - Vendosni fjalëkalimin dhe shtypni OK për t'u
identifikuar.
7 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Cilësimet për "Android"
Mund të caktoni ose të shikoni disa cilësime specifike
apo informacione për "Android". Mund të gjeni listën
e aplikacioneve të instaluara në televizor dhe
hapësirën e memories që u duhet. Mund të caktoni
gjuhën që dëshironi të përdorni me funksionin
"Kërkimi me zë". Mund të konfiguroni tastierën
virtuale ose t'u lejoni aplikacioneve të përdorin
vendndodhjen tuaj. Eksploroni cilësimet e ndryshme
për "Android". Mund të shkoni
te www.support.google.com/androidtv për më
shumë informacione mbi këto cilësime.
Për t'i hapur këto cilësime…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Cilësimet e "Android" dhe
shtypni OK.
2 - Eksploroni cilësimet e ndryshme për "Android".
3 - Shtypni Kthehu nëse nevojitet, për të mbyllur
menynë.
8.3
Aplikacioni "Philips TV
Collection"
Faqja e aplikacioneve të spikatura
Të gjitha aplikacionet me pagesë disponohen brenda
aplikacionit "Philips TV Collection", nën seksionin
"Aplikacionet e spikatura". Hapeni nëpërmjet
banderolës në rreshtin Aplikacionet.
Aplikacionet e "Philips TV Collection" janë bërë
posaçërisht për televizorë. Shkarkimi dhe instalimi i
aplikacioneve të "Philips TV Collection" është falas.
Koleksioni i aplikacioneve të "Philips TV Collection"
mund të ndryshojë sipas shtetit ose rajonit. "Philips TV
Collection" do të përmbajë gjithashtu rekomandime
për aplikacione të reja etj.
Disa aplikacione të "Philips TV Collection" janë
instaluar paraprakisht në televizor. Për të instaluar
aplikacione të tjera nga "Philips TV Collection", do t'ju
kërkohet të bini dakord me "Kushtet e përdorimit".
Cilësimet e privatësisë mund t'i caktoni sipas
preferencës.
Për të instaluar një aplikacion nga "Philips TV
Collection"…
1 - Shtypni HOME.
2 - Zgjidhni Philips TV Collection dhe shtypni
"OK". Kjo do të hapë seksionin "Aplikacionet e
spikatura".
3 - Zgjidhni skedën "Të gjitha" dhe shtypni OK. Kjo
do të shfaqë të gjitha aplikacionet e disponueshme
për përdoruesin, duke përfshirë ato të instaluara.
4 - Shfletoni aplikacionet dhe zgjidhni ikonën e
aplikacionit që dëshironi të instaloni dhe shtypni "OK".
Kjo do të hapë faqen e informacioneve të aplikacionit.
5 - Zgjidhni butonin Instalim dhe shtypni "OK" për të
instaluar aplikacionin.
Aplikacioni i instaluar që gjendet në faqen e
aplikacioneve, i cila mund të hapet nga "Kryefaqja" e
"Android" duke shtypur ikonën e aplikacioneve në
fundin e majtë të rreshtit Aplikacionet.
Kushtet e përdorimit
Për të instaluar dhe përdorur aplikacionet e
"Philips TV Collection" duhet të bini dakord me
"Kushtet e përdorimit". Nëse nuk bini dakord me këto
kushte gjatë instalimit fillestar të televizorit, mund të
bini dakord më vonë. Në momentin që bini dakord me
"Kushtet e përdorimit", do të ofrohen menjëherë disa
aplikacione dhe mund të shfletoni "Philips TV
Collection" për të instaluar aplikacione të tjera.
Për të rënë dakord me "Kushtet e përdorimit" pas
instalimit të televizorit…
38