operation manual

Table Of Contents
televizorin që të pakësojë automatikisht kontrastin,
për konsumin më të mirë të energjisë ose për
përvojën më të mirë të figurës, ose zgjidhni "Joaktive"
për të çaktivizuar rregullimin.
Cilësimet e HDR
Nëse po shikoni programe HDR - programe të
regjistruara në HDR - nuk është nevoja të
përshkallëzoni në HDR dhe komanda e
përshkallëzimit në HDR nuk ofrohet. Televizori do të
kalojë automatikisht në modalitetin HDR me tregues.
Televizori mbështet formatet e mëposhtme HDR:
"Hybrid Log Gamma", "HDR10", "HDR10+", dhe "Dolby
Vision" por varet nëse këto formate HDR disponohen
nga ofruesit e përmbajtjeve.
Përshkallëzimi në HDR
Cilësimet > Figura > Të
avancuara > Kontrasti > Përshkallëzimi HDR.
Zgjidhni "Aktiv" për të rritur ndriçimin dhe kontrastin e
figurës. Figura është shumë më e ndritshme dhe ka
një nivel më të lartë kontrasti midis pjesëve të më
zbehta dhe më të errëta. Shkallëzimi në HDR i mban
ngjyrat të pasura dhe të forta. Nuk ofrohet kur
materiali video është HDR e mbështetur.
HDR Plus
Cilësimet > Figura > Të avancuara > Kontrasti
> HDR Plus.
Zgjidhni "HDR Plus" për efekt më të lartë kontrasti dhe
ndriçimi.
Shënim: Ofrohet kur diktohet sinjali HDR (diapazon i
lartë dinamik).
Kontrasti dinamik
Cilësimet > Figura > Të avancuara > Kontrasti
> Kontrasti dinamik.
Zgjidhni "Maksimum", "Mesatar" ose "Minimum" për të
caktuar nivelin në të cilin televizori përforcon
automatikisht detajet në zona të errëta, mesatare dhe
të çelëta të figurës.
Shënim: Nuk ofrohet kur diktohet sinjal HDR. Nuk
ofrohet në modalitetin Monitor.
Kontrasti i videos, Gama
Kontrasti i videos
Cilësimet > Figura > Të avancuara
> Kontrasti > Kontrasti i videos.
Shtypni shigjetat (lart) ose (poshtë) për të
rregulluar nivelin e kontrastit të videos.
Gama
Cilësimet > Figura > Të avancuara > Kontrasti
> Gama.
Shtypni shigjetat (lart) ose (poshtë) për të
caktuar një cilësim jolinear për dritën dhe kontrastin e
figurës.
Sensori i dritës
Cilësimet > Figura > Të avancuara > Kontrasti
> Sensori i dritës.
Zgjidhni "Aktiv" për të rregulluar automatikisht
cilësimet e figurës për kushtet e ndriçimit të dhomës.
Cilësimet e lëvizjes
Stilet e lëvizjes
Stilet e lëvizjes
Cilësimet > Figura > Të avancuara > Lëvizja
> Stilet e lëvizjes.
Funksioni "Stilet e lëvizjes" ofron modalitete
cilësimesh të optimizuara për lëvizje për materiale të
ndryshme video.
Zgjidhni një nga stilet e lëvizjes për një përvojë të
ndryshme shikimi në videot me lëvizje. (Joaktiv,
Kinema e mirëfilltë, Film, Standard, E
butë, Personal)
Nuk ofrohet për rastet e mëposhtme:
Cilësimet > Figura > Stili i figurës > Monitori
Cilësimet > Figura > Stili i figurës > Lojë
Natural Motion
Natural Motion
Cilësimet > Figura > Të avancuara > Lëvizja
> Lëvizja natyrale.
"Natural Motion" i bën lëvizjet të buta dhe fluide.
Zgjidhni nga 0 deri në 10 për nivele të ndryshme të
pakësimit të dridhjeve të lëvizjes që dallohen në filma
në televizor. Zgjidhni 0 kur shfaqet zhurmë gjatë
luajtjes së një figure filmike në ekran.
Shënim: Ofrohet vetëm kur "Stilet e lëvizjes" caktohen
në "Personale".
51